Në Samsun të Turqisë shqiptarët shpërngulen që në vitin 1912

 

Në pjesën e dytë të librit  «Shqiptarët e Harruar në Turqi, autori, Qamil Bytyçi, ofron shënime të hollësishme të ilustruara edhe me fotografi e tabela e skica, për kohën e prejardhjes dhe të shpërndarjes në anë të ndryshme. Prezantimet nga kjo pjesë e librit, ashtu siç figuron edhe në libër po fillojmë me SHQIPTARËT NGA SAMSUNI, gjegjësisht nga qyteza Ladik , ku jeton familja e Burjanëve me prejardhje nga Nishi.

 Nga Qamil Bytyçi, Stamboll

Në Ladik (rreth 900 kilomatra nga Stambolli) është familja e Burjanëve të cilët kanë ardhur 6 familje në vitin 1912 dhe në ç’do familje afërsisht kishin qenë 20 vetë.

Familja Burjani nga Nishi ka ardhur në Rugovë dhe pas qëndrimit rreth 35 vite në Rugovë janë shpërngulur në Turqi. Në fillim në Bursa dhe më vonë në qytetin Samsun pastaj nga Samsuni në qytezën Ladik janë vendosur 4 familje në Fshatin Arnavutlar një familje ne Havza dhe një në Bursa.

Pastaj edhe dy familje vendosën në fshat në vitin 1920.

Rreth 50 vite kanë jetuar në këto vende.

Përveç kësaj familje këtu janë edhe 10 familje nga Fshati Dëbëlldeh i Vitisë. Këta njihen si Ramovit të fisit Berişh.

Në fshat janë 15 familje shqiptare dhe dy Çerkeze. Tjetër familje nuk ka. Dmth. gati tërë fshati është shqiptar.

Por tani në fshat nuk jeton asnjëri. Në fshat shkojnë vetëm në stinën e verës.

Në një fshat tjetër që quhet Ortaköy thuhet se kanë jetuar shqiptarët që kanë ardhur për ta përhapur Bektashizmin para rreth 500 – 600 vitesh. Por kjo flitet por sa është e vërtetë nuk dihet.

Edhe në qytezën KAVAK afër Ladikut ka shqiptarë nga familjet muhaxhire Gërguri dhe Bublicë por nuk kemi informata më të gjëra për ato familje