Legjenda për Oso Kukën

Oso Kuka është një figurë sa historike aq edhe legjendare. Mendohet   se ka lindur në qytetin e Shkodrës diku në fillim të shekullit të 17-të.

Oso Kuka gjatë gjithë jetës s`e kishte lëshuar armën nga dora. Ai kishte luftuar sidomos kundër çetave dhe ushtrive malazeze të cilat i kishin sulmuar viset veriore të Shqipërisë, ndërkohë që luftëtarët shqiptarë për t`i mbrojtur viset e tyre ishin vendosur në formën e çetave të vogla nëpër kullat e fshatrave shqiptare përreth kufirit me Malin e Zi. Njëra nga çetat e tilla kishte qenë edhe ajo e Oso Kukës e cila ishte vendosur në kullën e Vraninës.

Legjenda thotë se në një rast qindra ushtar malazez ishin futur në viset veriore të Shqipërisë për t`i  spastruar ato nga shqiptarët dhe për t`ia  aneksuar Malit   të Zi. Kësaj ushtrie ia kishte zënë pritën Oso Kuka me 24 luftëtarët e tij në kullën e Vraninës. Oso Kuka dhe luftëtarët e tij duke qenë të barikaduar brenda mureve të trasha të kullës kishin rezistuar disa ditë me radhë duke vrarë shumë ushtar malazez. Por edhe luftëtarët e Oso Kukës ishin vrarë një nga një duke mbetur ai vetëm me dy luftëtarë. Ky kishte qenë momenti kur Oso Kuka i plagosur në njërin krah, bashkë me dy luftëtarët e tij të fundit kishte kaluar nga kulla e madhe në “kullën e vogël” ku kishin qenë fuqitë e barotit.

Derisa ushtarët malazez e kishin rrethuar kullën e vogël dhe kishin hipur mbi çatinë saj, Oso Kuka me dorën tjetër të shëndoshë ua kishte vënë flakën fuqive të barotit, nga shpërthimi i të cilave kulla e vogël bashkë me shumë ushtarë malazez ishte ngritur në qiell duke u bërë copë e grimë. Që nga ai moment kulla e vogël ishte quajtur nga populli „kulla e Oso Barotit“!.

Gojëdhënat thuan se era e keqe e mishrave të djegura brenda e jashtë „kullës së barotit“ kishin kundërmuar nga Vranina deri në Shkodër, kurse Oso Kukën e vrarë e kishin çarë i madh e i vogël!

Homeri shqiptar, Atë Gjergj Fishta, duke e përjetësuar aktin heroik dhe legjendar të Oso Kukës në eposin e tij ndër të tjera shkruan:

“Eni, eni o mori shkina, Eni eni o te Vranina,
E t`i m`soni fmijtë mas sodit,
Mos t`i lakmojnë tok`s Kastrtiotit, Se s`u del mirë që besa Zotit!
Ah kadalë Nikollë t`vraftë Zoti, Se këtu i thonë Oso Baroti!”  

Interpretimi

  • Legjenda flet si për aktin heroik të individit, Oso Kukës, ashtu edhe për aktin heroik të grupit, të 24 luftëtarëve të Oso Kukës.
  • Duke pasur parasysh se heroi i legjendës ka emër mysliman, kjo flet se legjenda ka ndodhur gjatë kohëve të sundimit
  • Por legjenda flet se refleksi kolektiv i shqiptarëve për ta mbrojtur vendin e tyre, duke qenë ata me dhjetëra luftëtarë, ka qenë shumë më i vogël se refleksi kolektiv zaptues i forcave malazeze të cilat kanë qenë me qindra në mos edhe me mijëra.
  • Sipas të gjitha gjasave refleksi kolektiv i shqiptarëve për t`i mbrojtur viset e tyre ka qenë i vogël sepse Perandoria Osmane duke qenë serbët dhe malazeztë aleatë të Rusisë, ajo atyre herë drejtpërdrejtë e herë tërthorazi ua ka mbajtur