Pas një pauze thuaja se dy vjeçare, shkoku i pandemisë, sërish në mesin e vëllezërve arbëresh do të jehojë kënga dhe vallja shqiptare. Kësaj radhe në kuadër të Festivalit të XXXIX- të, që do të zhvillohet përmes një koncerti me grupe dhe solistë eminentë arbëresh, kësaj të shtune, më 21 gusht 2021, në orën 20:30. Edhe atë në Shën Mitër, siç njihet San Demetrio Corone nga shqiptarët, në këtë qytezë me peshë sa kulturore e arsimore aq edhe e historike, jo vetëm për arbëreshët, por edhe për mbarë shqiptarinë, me që aty veproi me shumë sukses kolegji i mirënjohur Shën Adriano (1794) e ku ligjëroi edhe poeti ynë i madh rilindës Jeronim De Rada. Po aty pati nxënës edhe nga Shqipëria, që do të bëhen më vonë emra të njohur të lëvizjeve kulturore e atdhetare.
Shën Mitri apo San Demetrio Corone, që në interval prej gjysmë shekulli e kam vizitua dy herë ( si student i albanologjisë dhe së voni në kuadër të shtegtimeve të mija trojeve arbërore) është një ndër qendrat më të rëndësishme të komunitetit arbëresh, edhe nga fakti se ka ruajtur gjuhën, zakonet, kulturën, ritet fetare dhe identitetin etnik të tij.
Siç mësojmë nga organizatori i këtij festivali: “Gjatë mbrëmjes, Kooperativa Muzikore Arbëreshe do të na gëzojë me një koncert.
Për info dhe rezervim telefononi në 0984 956003
Ose na shkruani në
festivaldellacanzonearbereshe@comune.sandemetriocorone.cs.it