Seminar në Cyrih, drejtuar nga ekspertë shqiptarë, për përgatitje të lidershipit

Drejtuesit e seminarit Prof. Dr. Fadil Çitaku  Ph.D. nga Akademia e Shkencave të Lidershipit në Zvicër dhe profesoresha Mirela Sula, psikologe që përfaqëson Global Woman në Londër përkujtojnë se përmes këtij seminari: “Ju dhe kompania juaj do të përfitojnë shumë, sepse udhëheqja efektive është çelësi i suksesit në çdo organizatë”.

Teksti dhe fotot: Rexhep Rifati

Sapo ka filluar në Cyrih, seminari dyditor me organizimin e Akademisë së Shkencave te Lidershipit në Zvicër dhe Global Woman në Londër. Në këtë  Seminar-Workshop që po mbahet  sot në gjuhën angleze dhe nesër më 7.4.2019 në gjuhen shqipe, drejtues kryesor janë:  Prof. Dr. Fadil Çitaku  Ph.D. ligjërues në Akademinë e Shkencave te Lidershipit në Zvicër ( Rector Academy of Leadership Sciences Switzerland) së bashku me psikologen nga Londra, Mirela Sula, që përfaqëson Global Woman në Londër

Në ditën e parë të seminarit kishte pjesëmarrëse nga shtetet e ndryshme të Evropës, por edhe nga Ballkani, kryesisht nga Shqipëria e Kosova, seminarin e shpalli të hapur Prof. Dr. Fadil Çitaku  i cili pasi ju uroj mirëseardhje pjesëmarrësve shpjegoi edhe për mungesën e referuesit të tretë të këtij seminari të z. Hetem Ramadanit që dot të mbante temën lidhur me Lidershipin Hollistik,. Ndaj edhe këtë temë do ta mbulojë vet profesor Fadil Çitaku i cili bashkë me zonjën Mirela Sulan kanë vendosur qe për te gjithë ata qe janë regjistruar ne seminar si kompensim te mungesës se Hetem Ramadanit, mund  marrin nga një mysafir falas .

Përndryshe ky seminar mbahet me moton : “Bëhu një udhëheqës i jashtëzakonshëm! Dhe se është kënaqësia e organizatorëve që të mirëpresin në Cyrih, seminaristët nga anë të ndryshme për ti informua e përgatitur marrjen e kompetencave të udhëheqjes, që do të thotë se: “ Ju dhe kompania juaj do të përfitojnë shumë, sepse ne të gjithë e dimë se udhëheqja efektive është çelësi i suksesit në çdo organizatë. Përveç provave tona bazuar në forumin e fokusuar dhe seminar, të udhëhequr nga personalitete kyçe të udhëheqjes në mbarë botën, ju do të shijoni edhe bukurit e Cyrihut dhe të vet Zvicrës, që paraqesin vende të mrekullueshme!
Regjistri tani: https://globalwoman.globalwomanclub.com/zurich-optin
Akademia e shkencave të udhëheqjes Zvicër (www.alss-edu.ch) dhe klubi botëror i gruas (https://globalwomanclub.com/)