Ne jemi shumë më shumë se ju

474
Ne e duam dritën – ju errësirën për punët tuaja të shëmtuara!
Nga: Donika Gërvalla – Schwarz

Ne e duam progresin – ju të shkuarën gjatë së cilës keni vjedhur e mashtruar sipas qejfit;
Ne e duam shtetin ligjor – ju anarkinë që keni instaluar për të vjedhur, vrarë dhe shantazhuar;
Ne e duam dijen- ju injorancën, sepse ajo ju mundëson të mos turpëroheni kur shihni fytyrën tuaj në pasqyrë;
Ne respektojmë guximin për të marrë vendimet e duhura për çlirimin e shtetit nga korrupsioni dhe krimi – ju kërcënoni ku të mundeni;
Ne kënaqemi kur qeveritarët tanë shëtisin rrugëve pa gorilla dhe xhipa të zinj – ju i gjuani me vezë dhe na e bëni edhe më të qartë se pse ishte kaq i domosdoshëm ndryshimi.

Mos harroni, ne jemi shumë më shumë se ju dhe kthim prapa nuk ka. Koha juaj ka kaluar përfundimisht dhe të vetmit që ende nuk e kanë kuptuar jeni ju.

 (Shkrim i shkëputur nga fb i Donika Gërvalla-Schwarz, bijës së heroit Jusuf Gërvalla)