Ndërmjetësim – informim dhe përkrahje – Vermitteln – informieren – unterstützen

Për të përforcuar bashkëpunimin në mes të prindërve me prejardhje migracioni dhe Shkollës, një grup Projektuesish i përbërë nga: Chantale Beusch, Ursula Stadlmüller, Fatmire Sopa, Samuel Hanselmann, Tamara Saiger, Kim Stojkaj, Tanja Schneider dhe Ruth Zai, po zhvillon një koncept të ri bashkëpunimi. Departamenti i Migrimit (Fachstelle Integration) i ka ofruar shkollës dhe prindërve persona kyç për përkthim dhe përkrahje gjatë bisedimeve mes mësuesve dhe prindërve (Schlüsselpersonen), ndërsa pas pushimeve verore Fatmire Sopa e ka marr përsipër detyrën si ndërmjetësuese e të gjitha nacionaliteteve dhe shkollës, është person kontaktues për Shkollën Fillore EKMO në Oberriet, dhe në Shkollën Fillore Hub-Hard në Kobelwald, po ashtu dhe për Shkollën e mesme Oberriet- Rüthi.

Ndërsa për Shkollën fillore në Rüthi përsoni kontaktues do të jetë Kim Stojkaj. Fatmire Sopa dhe Kim Stojkaj janë Persona kontaktues për prindër, mësuesit dhe nxënësit. Përveç të tjerave në detyrën e tyre janë të përfshira ndërmjetësimi në mes mësuesve dhe prindërve, përkthimi dhe sqarimi i letrave të mësuesve për prindërit, po ashtu dhe përkrahja e të të rinjve për zgjedhjen e profesionit për te ardhmen. Po ashtu këto paraqesin edhe një lidhje në mes të shkollave dhe Departamentit te Migrimit (Fachstelle Integration) si dhe një lidhje të kontaktit për te gjitha kulturat.

Fatmire Sopa është e njohur po ashtu edhe për angazhimin e saj në Komunën e Oberrietit, me projekte të ndryshme të organizuara nga komuna për azil kërkues dhe emigrant te tjerë qe janë ne këtë komunë.

Ky projekt është i financuar dhe përkrahur nga Departamenti i Migrationit , komunat dhe shkollat, ndërsa prindërve u ofrohet falas.

Nëse keni Pyetje dhe keni nevojë për përkthim dhe përkrahje atëherë mos hezitoni por paraqituni dhe gjeni zgjidhjen e brengave tuaja.

Vermitteln informieren – unterstützen

Brauchen Sie Unterstützung? Haben Sie Fragen?

Nehmen Sie direkt Kontakt auf mit Frau Fatmire Sopa, sie ist Kulturvermittlerin für die Oberstufe Oberriet-Rüthi, für die Primarschule EKMO (Eichenwies-Kriessern-Montlingen-Oberriet) und für die Primarschule Kobelwald Hub Hard. Als Kulturvermittlerin und lokale Schlüsselperson ist sie Ansprechperson für Eltern, Lehrpersonen und Schule. Sie erklärt Elternbriefe, vermittelt zwischen Eltern und Lehrpersonen und unterstützt bei der Berufswahlfindung. Sie stellt den Kontakt zu den anderen Schlüsselpersonen der Fachstelle Integration her (viele verschiedene Sprachen), z.B. für Übersetzungen bei Elterngesprächen.

Das Angebot ist kostenlos.