Portret artistësh, krijuesish e veprimtarësh shqiptarë në Zvicër
Në Shqipëri Liri Lushi ishte një yll pasi interpretoi në skenë heroinën e vendit të saj. Tani ajo i ndihmon bashkëkombasit e saj te integrohen këtu. Të jetosh në mergim do të thotë vec të tjerash edhe stres, konflikte dhe ndonjëherë edhe zhgënjim. Në një situatë të tillë në familjet shqiptare në Cyrich, është e pranishme Liri Lushaj me funksionin e saj.
Një ndërtesë zyrtare në rrugën “Schaffhauserstrasse” të Oerlikonit në Cyrih. Në katin e parë gjenden Zyrat e “Change Kultur”, një organizatë kjo, e cila mbështet të rinjtë me sfond migracioni në rrugën e tyre për integrim profesional e social. Këtu Liri Lushaj punon si pedagoge sociale.
Në vitin 2001 Liria erdhi nga Shqipëria në Zvicër. Para disa ditësh ajo aplikoi për marrje të shtetësisë zvicerane. Enti përkatës vërtetoi se përmbushen parakushtet për shtetësi: 12 vite qëndrimi të pandërprerë në Zvicër, njohuri të mira gjuhësore, kualifikime të mëtejshme pasuniversitare, ushtrimi i nje profesioni, si dhe të ardhura te majftueshme.Tani mbetet te plotësohen formularët përkatës.
“Do të doja të kisha shtetësinë zvicerane”, thotë Liri Lushaj, “pasi në këtë formë mund të jem plotësisht e integruar. Duke qenë zvicerane mund të marr pjesë në zgjedhjet e vendit dhe të kem te drejtën të votoj. Vetem kështu kam mundësi të përfaqesohem me mendimin dhe qëndrimin tim. Por kjo nuk është e vetmja arsye. Pasaporta zvicerane do të ishte gjithashtu njohje dhe pranim i një pune te kryer mirë.”
Profesioni: Ndermjetesuese e konflikteve: Liri Lushaj punon në lëmin e pedagogjisë sociale, kryesisht me familjet shqiptare, të cilat përballen me kriza.Kriza te cilat sjelllin konflikte, prindër të mbingarkuar, fëmijë problematikë, për të mos thënë edhe delikuent. Detyra e sajë është të definojë këtë krizë, të ndërmjetësojë, të informojë, të përkthejë gjithçka që është e pakuptueshme, të sqarojë ato që kuptohen gabimisht dhe kështu per këtë situatë te nderlikuar të ndihmojë per krijimin e një perspektivë të re.
Liri Lushi e di që shumica dërrmuese e bashkëkombësve të saj vijnë në Zvicër me vullnetin e mire të respektojnë njerëzit dhe vendin nikoqir dhe me shpresën per tu integruar. Por veçanërisht pengesat gjuhësore çojnë në situata të pasigurta, ndonjëherë edhe deri tek lëndimet. Kështu rritet frika për tu shprehur, njerzit mbyllen në vetvete, dhe nga këto situata lindin vështirësi te ndryshme.
Gjuha si parakusht integrimi
“Vështirësia kryesore me siguri qe është gjuha” thotë ajo. Këtë e vëren ajo në radhe të parë tek gratë shqiptare.
“Kur bisedohet me to shqip në kornizat private, atëherë ato janë plot vitalitet, të interesuara dhe kureshtare. Mirëpo për ti motivuar ato p.sh. për të mësuar gjermanisht, apo edhe vetëm për të dalë nga shtëpia, ose për tu angazhuar në sindikatë, kjo është pothuajse e pamundur. Ato tërhiqen në vetvete, në vend se të tregojnë se çka dinë dhe çka munden”.
Edhe pse Liri Lushi komunikon shqip, familjet shqiptare jo rrallë jane skeptike: “Unë e ndjej pyetjen e tyre te brendshme: Vjen kjo grua për të ndihmuar, apo është dërguar për të na kontrolluar ne?”.
Ndoshta duhet të jetë kjo arsyeja që gjatë bisedës sonë ajo nuk do të tregojë ndonjë shembull konkret, si e zgjidh ajo konkretisht një konflikt. Besimi i fituar tek njerëzit është për të shumë i rëndësishëm. Për këtë arsye ajo nuk dëshiron të bisedojë për raste dhe shembuj konkret. Suksesi i arritur dëshmon për një pune te bere me se miri.
“Për mua është kënaqësi nëse kam mundësi të ndihmojë drejtpërdrejtë”.
Skena teatrore mësim per jeten: Krahas punës së saj profesionale, Liri Lushi si artiste dhe pedagoge teatri, drejton qendrën integruese për socio-kulturë “Aleksandër Moissi” me seli në Cyrih të cilën e ka themeluar se bashku me kolegë të tjerë në vitin 2004. “Sa here qe lexoja ndonjë artikull gazete të lidhur me ndonjë veprim dhune, kisha frikë se do të dilte aty emri i ndonjë shqiptari apo kosovari.” Për këtë arsye ajo ka vendosur të punojë me njerëz, të cilët kanë probleme. “Unë dua të përdor teatrin si medium për zgjidhjen e problemeve socio-kulturore.”, shpjegon ajo.
Forma e përdorur në këtë lloj teatri është afërsisht e tille: Ne studjojmë pjesën bashkë me fëmijët, dhe kur realizohet shfaqja vijne edhe prindërit në skenë dhe bëhen pjesë e spektaklit. Kjo krijon situata shumë interesante: “ Fëmijët të cilët druhen te shprehin mendimin e tyre ne shtepi tek prindërit, në skenë i shperthejne lirshëm emocionet, pasi në ato momente – ata luajnë teatër.” Efekte të te tilla te ngjashme ata përjetojnë edhe gjatë luajtjes se roleve te ndryshme, per shembull kur fëmija luan rolin e nënës. “Kjo formë inskenimi shkrin kufirin mes jetës reale dhe teatrit, pra mund të zhvillohet një proces i frytshëm.”
Liri Lushi rikthehet edhe një herë tek tema e shtetësise: “Ky është nje hap drejt nje integrimi me të plotë.” Për këtë arsye pedagogia sociale dhe artistja ka një mendim të qartë për çështjen, e cila po diskutohet keto dite nga parlamenti: A do të shkurtohet afati minimal i lejes së qëndrimit si kusht për marrjen e shtetësisë nga dymbëdhjetë në tetë vjet: “Për të gjithë ata që duan të integrohen, ky afat i shkurtuar do të ishte një motivacion i vërtetë, që ata të jenë më aktiv.”
Artistja e teatrit dhe filmit
Liri Lushi (*1954) është rritur në kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë, ku edhe edhe studioi artin.
Me emrin artistik Liri Lushi ka punuar më shumë se njëzet vite në qytetin bregdetar të Durrësit, po ashtu edhe si aktore e filmit shqiptar. Ajo u bë yll i artit ne botën shqiptare pas luajtjes së rolit të suksesshem te luftëtares së lirisë Shote Galica (1895 deri 1927) në pjesën e filmuar teatrale “Gërsheti i luftërave” (1978) .
Ne vitin 2001 ajo erdhi në Zvicër, përvetesoi gjuhën gjermane dhe absolvoi kualifikime te ndryshme pasuniversitare. Aktualisht Liri Lushi po absolvon një master në Shkollën e Lartë (ZHAW) ne Zürich për fushën e kriminalitetit, asocialitetit dhe masave parandaluese. Ajo punon si pedagoge sociale tek “Change Kultur” në Oerlikon të Cyrihut. Në kohën e lirë ajo drejton qendrën integruese “Aleksandër Moissi”.
Në Zvicër si artiste filmi ka luajtur në filmin me teme mbi kriminalitetin “Strähl” si dhe në serinë televizive “Tag und Nacht”. Liri Lushi është anëtare e Unia-s, jeton në Winterthur dhe është nënë e dy fëmijëve të rritur.
Fredi Lerch | Fotot Florian Bachmann
Përshtati në shqip: Meriona Telo





















