Në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, nderim ish-ministres zvicerane Michelin Calmy Rey

SONY DSC

 

Emri dhe figura e zonjës Micheline Calmy Rey, ish-ministre e jashtme (në një mandat edhe presidente e shtetit helvetik), ka kuptim dhe domethënie të veçantë në kujtesën e gjithë shqiptarëve. Pa hyrë në tërë kapitullin e angazhimit të kësaj zonje të madhe, me këtë rast do të shkëpusim vetëm një fragment nga një ngjarje historike, jo vetëm për shqiptarët: 17 shkurtin e vitit 2008, Ditën e Pavarësisë së Kosovës. ( Fotot që shkrepa me 17 Shkurt 2008, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës)

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Në një meshë shqiptare në qytetin e Vilit, në mesin tonë u gjend zonja Rey, për të ndier së bashku me shqiptarët frytin e përkrahjes dhe të angazhimit të saj, sa politik, aq edhe humanitar. Në fillim organizatori i kësaj meshe, don Marjan Marku, pasi falënderoi Federatën Zvicerane për kontributin e saj të madh për paqen në Kosovë, ministres Calmy Rey iu drejtua me këto fjalë: “Duam t’ju falënderojmë personalisht, sepse Ju na keni mbështetur në shpresën tonë. Ju keni qenë ndër të parët që jeni shprehur hapur për një “pavarësi formale” të Kosovës, ndaj edhe ne jemi shumë të lumtur se një dëshirë shumëvjeçare e shqiptarëve, më në fund, po plotësohet”. Vetëm disa orë para se në Kosovë të shpallej Deklarata Kushtetuese, organizatorët e kësaj meshe kishin sjellë me një shportë nga një grusht dhè nga Kosova e Zvicra, me dy flamuj që në formën më të mirë shprehnin simbolikisht miqësinë dhe bashkëjetesën midis dy popujve. Arritjen në sallë të zonjës Micheline Calmy Rey bashkëkombësit tanë e pritën me ngrohtësi dhe duartrokitje. Gëzimin dhe freskinë e këtij takimi e sforcuan dhjetëra vogëlushë shqiptarë veshur me kostume kombëtare, që e pritën me lule diplomaten e madhe, që ndër kolegët e parë të rangut të saj u deklarua për shtetësinë e Kosovës. Ndodhi si e paramenduar apo rastësi që, pikërisht gjatë kësaj dite dhe gjatë kësaj date, të shpallet edhe Pavarësia e Kosovës, e që kjo sipas pohimeve të zonjës Rey, ishte “thjesht një rastësi!”, ndërsa edhe në fytyrën e saj shihej një gëzim dhe përjetim i veçantë. Në fjalën e saj, ndër të tjera pohoi “Askush nuk ka të drejtë që të nënçmojë ose të nënshtrojë tjetrin nga shkaku se ai i takon një etnie, besimi apo përkatësie tjetër”. Ajo gjithashtu tha se shqiptarët e Kosovës me qëndrim në Zvicër, që përbëjnë rreth 10 për qind të banorëve të Kosovës, kanë treguar vullnet të mirë për integrim në këtë vend dhe se Zvicra edhe më tej do të jetë në krah dhe në mbështetje