Në Cyrih u përurua seria e librave të klasikut për fëmijë, Bedri Dedja

 

Një aktivitet i mrekullueshëm fundjavën që lamë në i organizuar në Cyrih nga “Shkolla shqipe – Zvicër”. Mes fëmijëve, prindërve, mësuesve të gjuhës shqipe u përurua seria e librave të klasikut për fëmijë, Bedri Dedja. Jam shumë e prekur nga mënyra se si interpretonin fëmijët pjesë nga librat e tij. Sa bukur e flisnin gjuhën e nënës, megjithëse shumica prej tyre kishin lindur andej!

Kjo falë prindërve të tyre, mësuesve që vullnetarisht marrin përsipër t’u mësojnë shqipen; dhe do të veçoja zotin Vaxhid Sejdiu për përkushtimin, energjinë, pasionin me të cilin mban gjallë komunitetin e shqiptarëve që jetojnë në Zvicër dhe së bashku me kolegët e tij janë kujdesur për hapjen e një numri të madh të shkollave shqipe.

Faleminderit Vaxhid për ftesën dhe fjalën që më dhatë në këtë aktivitet, faleminderit Edlira Dedja për ftesën dhe mikpritjen tënde të veçantë, faleminderit të gjithë prindërve e fëmijëve që na frymëzuan për të bërë akoma më shumë në këtë drejtim! Kënaqësi që ishit me ne Zj. Shukrije Ramadani dhe Z. Valon Gashi! Faleminderit Suela Jorgaqi për mikpritjen në bibliotekën e shkollës!

Ky qe një aktivitet frymëzues për ALBASIN për të vijuar me botime që fshijnë kufijtë për shqiptarët kudo ku janë, një nga synimet e saj që në ditën kur është krijuar, shkruan në fb e saj zonja Rita Filipi. ( Shkaqet shëndetësore ishin pengesa objektive që prointegra nuk mund të ketë gazetarin e saj në këtë eveniment të rëndësishëm libri.