Më 26 janar 2014 do të bëhet promovimi i monografisë „Rexhep Malaj – zjarr lufte që nuk shuhet“ në lokalet e Grupit të Sindikalistëve Shqiptarë „Aktivistët“ në Cyrih , duke filluar nga ora 16:00. Monografia promovohet në kuadër të 30 vjetorit të rënies heroike të prijëtarëve të luftës çlirimtare, Rexhep Malaj e Nuhi Berisha.
Libri karakterizohet me shumë argumente pamore, fotografi dhe lista konkrete të sakrificës së përgjithshme njerëzore për çlirimin e Kosovës të heroit Rexhep Malaj.
Do theksuar se në këtë zjarr që nuk u shua kurrë , bënte pjesë edhe vet autori i librit Agim Sylejmani, i cili derisa mbajti dënimin nëpër burgjet e ish Jugosllavisë, pati fatin që pjesën më të madhe të kalojë bashkë me njërën nga figurat e rëndësishme të organizimit të luftës çlirimtare në Kosovë, Rexhep Malajn. Autori Agim Sylejmani, ai rrjedh nga fshati Përlepnicë dhe prej vitesh jeton në Zvicër, ndërsa që Monografia Rexhep Malaj- zjarr lufte që nuk shuhet është libri i tij i dytë. / R. R.




















