SHBA dhe Kina krijojnë zyrat e zbatimit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina kanë rënë dakord për krijimin e zyrave të zbatimit, që përfshinë krijimin e cdo marrëveshje tregtare.

Sipas komunikatës së fundit të nxjerrë nga sekretari amerikan i thesarit, është thënë se ka progres në përafrimin e bashkëpunimit, megjithatë nuk ka dashur të komentojë lidhur me heqjen e tarifave amerikane prej 250 miliardë dollarësh për mallrat kineze.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kërkojnë që Kina të zbatojë reforma të rëndësishme për të frenuar vjedhjen e pronës intelektuale amerikane dhe për t’i dhënë fund transferimeve të detyruara të teknologjisë nga kompanitë amerikane në firmat kineze.