Nesër mbahet kuvendi zgjedhor i LDK-së

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të mblidhet sot në një takim të mbyllur me strukturën e saj, për të diskutuar për Kuvendin Zgjedhor të saj që do të mbahet nesër. Përgatitjet për mbajtjen e këtij Kuvendi tashmë kanë filluar kohë më parë, ndërsa gara për të parin e LDK-së po shkonë duke u bërë cdo herë e më intensive.

Në Kuvendin që LDK do të mbajë nesër do të zgjedhet kryetari dhe Këshilli i Përgjithshëm, ndërsa bazuar në statusin e LDK-së marrin pjesë 355 delegatë nga gjithsej 38 degët e saj.

Ndërsa, deri më tani kemi parë të jenë lakuar disa emra që do të mund të jenë kandidatë të mundshëm për të parin e LDK-së, si: Isa Mustafa, Lutfi Haziri, Agim Veliu, Vjosa Osmani, Fatmir Sejdiu, Gazmend Muhaxheri, Avdullah Hoti etj.