Musa Jupolli: ANI I ILIRISHTEVE i Prend Buzhalës

 

(Prend BUZHALA: ANI I ILIRISHTEVE, poezi, botoi Lena, Prishtinë 2020)

Jetësimi i një vepre, arti për artin, vlera e kritikës

Barthes thot: Jemi larg t’i dhëmë një definim të saktë!

Veprat lindin në lulëzim të kohës, na sjellin edhe përgjigjie që mund t’u themi reale, nëse ajo ekziston, apo ekzistenca e saj është vetëm pamje: Tragjeditë, kujtesa, e bukra dhe shëmtia janë të një bime me degë të shkapërderdhura, dhe fal kësaj kohe të “lulëzimit” lindin edhe veprat!

 Shkruan: Musa Jupolli, Paris

Pra, lindi edhe vepra e Prend Buzhalës:

ANI I ILIRISHTEVE

Qëllimi nuk është në retrospektivë teorike, po refleksione të Prend Buzhalës mbi vlerën e artit letrar në thelb me shijën e karakterit filozofik, po edhe socio-historik!

Vlera e krijuesit qëndron mes etikës dhe estetikës në veprën letrare, arti për artin, trashëgimi që Prendi e mbizotëron. Pikërisht ky mbizotërim tek Buzhala është kulturë e trashëguar nga njohje e së kaluarës, zaten e kaluara ka bërthamën e duhur ku vule mbajnë etika dhe estetika !

Vepra ANI I ILIRISHTEVE , një histori në poezi e prozë poetike, gjuhë letrare, dy kohë dy realitete, dy konflikte, dy luftëra me shumë munde, disa luftra me shumë dhimbje, po mbi të gjitha një zë poeti që del ngadhënjyes në realitetin historik dhe vlerës së saj, pra veprës!

Vlera letrare kritere të vargjeve.

ANI I ILIRISHTEVE

O ZOT, SA GJATË

NUK PASKAM SHËNUAR ASGJË ILIRISHTE

E TASH MË DUHET TË ZBRES

NË NËNTOKËN E THELLË TË DITËS SË KUJTIMEVE…

Hipotezë, vlera letrare ndihet e nevojshme për një diskurs kritik, në të njëjtën kohë edhe legjitimet duke iu ikur gjykimeve . N’estetikë edhe pse në dyshimësi, kjo përkon me jetësimin, me jetën e krijuesit vetë!

Vallë kjo hyrje aq madhështore, kjo hyrje shpirti aq në thellësi të këtij dheu, dhe zjarri i krijuesit, Ani i tokës, Ani Këngës

… KËTË DËSHMI

DHE SË ANDEJMI ERDH E RILINDI TANI (2007)

…mos lëndoi estetikën dhe etikën vlerë univeri, që nuk e kapi dot asnjë filozof që ta përvetësonte n’emër të tij, pyetne Senekën, jam i bindur se i mungon përgjigje!

Poeti akordon vlerën e lirisë, intuitë e lexuesit ta vë në skenë artin dhe kohën!

…DARDANIA SACRA

“Ora e Maleve, Banorë të Diellit, të Një Atdhe i Tjetërsoshëm”…

BALTËN QË MA HODHËN NË FYTYRË QË 500 VJET

Tragjedia që nuk i përkulet rregullave etike, paradoksi në qëndrueshmëri me vlera estetike e një teatri të ilirishtës që e mbajnë në shpirt, shpresa nuk është e humbur, Ani do t’i sjell Diellin, retë dhe si ngadhënjim

ME VETE SOLLA PËRGAMENËN E DARDANIA SACREA-S

*Vepra ANI…, Lumë që nuk i dihet as burimi as derdhja po nuk u lexua, po nuk e përcolle rrjedhën e tij, po as nuk përjashtohet mundësia të lexohet nga derdhja e tij e deri të burimi, është teori e kapshme!( M.J)

Kjo përcjellje do kohë, apo kohë me kohën po pate kulturë leximi, në asnjë çast nuk është e paraparë nota e kompozimit, aty notat janë të natyrës së rrjedhjes së lumit tënd, po edhe peizazhe që imagjinohen gjatë udhëtimit në këtë vepër të NJËSHME , pa dyshim!

Ç’do të thonte Apolliner në këtë mistifikim t ‘autorit?

Unë them Arti për artin i ngjyrave, vepër poetike, shpirti për shpirtin, ku Buzhala nuk ndalet vetëm në zbërthim, nuk u ndala as unë, ai takon personazhe, takova edhe vetë, po këtu në këtë udhëtim ai takoi edhe Enjti, Enius autor i antikës së dikurshme Ilire, , E KALENDARIT KOZMIK TË NJË AUTORI ILIR, për ta kuptuar kërkohet lexim, kulturë poetike që të arrihet deri të vlera, deri të mesazhi !

ORËT E SHQIPNISË

Teori tepër e lirë, tepër e çrregulluar që të flitet në vlerë arti, vlerë noblese ku merr vend Mbretëria e letarve , kronologji dhimbjesh, plagë nga mos kujtesë, po fal Engjullit dështimi shndërrohet në fitore!

Këtu e tutje kemi të bëjmë me një udhëtim n’amanet t’Ilirishtës, tablo e një shoqërie, energji e një shpirti të ndieshëm, pikturë poetike për një kohë të gjatë në në thelb të jetës shqiptare.

NGA FORMULA E PAGËZIMIT TË SHPIRTIT I SHENJTË I LIRISË

NJERI KRAH I SHQIPONJËS PËRKULET NGA ARBËNI TEK ARBËRI

NGA ILIRI TEK DARDANI

NGA SHQYPJA TE SHQYPJA E TEK TË GJITHA SHQIPËRITË

Ku ta përqendrojmë kritikën?

Në kërkim absolut apo të një drame romaneske, kriter balzakien, pse jo viktorien me një dozë të antikës ANI ILIRISHTE, studim filozofik, lekturë që të kuptohet vlera e jetës, e artit për artin në kohë të lindjes së kësaj filozofie veshur me simbole e metaforë ku pushohet në nimfat e mitologjisë së pa shterrshme për ne e për gjithë botën!

*DIALOGU ME REPUBLIKËN E ULPIANËS

Kodi i shkrimtarit, krijuesi Prend Buzhala, vlerë n’dialog me veprën, analizë regjimesh, rikthim kohësh, kujtesë e moçme me sekrete të humbura, aty Mjeshtër Dardanë duke thither konceptin e operacionel ULPI E ULPIUSI në ligjerim në Kryeqytetin e Dradanisë e n’Antikë, si zgjim fjala e Lek Dukagjinit me një Dritë Dielli na e rikujton se emrat i paskemi ndërruar…se :

NË ARBËRI NUK KA TOKË FERRI

KA VETËM TOKË ZEMRASH …

Brigjeve të Lumenjve Dardanë

MBETA THA POPULLI, BRIGJEVE TË LUMENJVE DARDANË

DUKE E SHKRUAR BESËLIDHJEN E MOÇME ILIRISHTE

Bashkëkohorja me dhimbje estetike, rrallë do ta kisha thënë kështu, po kjo poemë me shtrydhi deri në dhimbje shpirtërore

DUKE E KËRKUAR ERRËSIRËN

PËR T’U TERHEQUR NË VTMINË E MADHE

*Prendi, Lamartini që nuk do të thotë se nuk është balazkien apo hygoen, vlera poetike ngulfat ideologji politike, me theks n’ato besime që nuk kishin lindje as nuk kanë lindje dhe vlera te dheu i Ani i ILIRISHTEVE!

Literatura pranon realen në kompleksitetin e saj, pa e harruar thotë vargu :

GURËT E MI , GURËT E KRUJËS

Tash e 500 vjet n’udhëtim këngësh t’Ilirishtes

FSHEHUR SYRIT TË MILENIUMEVE DIKU NË RUNIK

Nota e Okarinës e lashtë mbi pesëmijë vjet e tej !

E gjithë vepra e Prend Buzhalës nuk mistifikon trashëgiminë e literaturës, veç se e rikthen çarjen, notat e shpirtit aty këtu n’Ilirishten te Ani i Ilirishteve, tek vendi i shënjuar!

Akti në shkrimet e Prend Buzhalës

Vlera e veprës letrare në mes artistikës dhe estetikës, në mes tokës dhe qiellit, po edhe në mesin e besimit Ani i Ilirishteve arti për artin që të na rikthejllohet filozofia jonë në lexim dhe rilexim të kësaj vepre, guximi im të NJËSHME!

14.01.2021, Musa Jupolli

(Fotot nga Rexhep Rifati të shkrepura më në Sarandë Ksamil gjatë një udhëtimi të përbashkët në këtë perle Të jugut shqiptar)