Monumenti i Gjergj Kastriot – Skënderbeut në Prizren, vepër e financuar nga mërgimtarët

 

Sot, me rastin e inaugurimit të shtatores së kryetrimit tonë, me fjalime dominuan komunarët, pordo bërë publike se mjetet i dhanë kryesisht mërgimtarët, ku prinë Zvicra me 46.400 Franga dhe 3.250 Euro.

Nga Rexhep Rifati, me foto të Gjergj Prenkoçajt 

Në qytetin historik të Prizrenit, sot në mënyrë solemne në kuadër të 28 Nëntorit- Ditës së Flamurit Kombëtar u bë inaugurimi i shtatores së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu.

Me këtë rast, në zbulimin  e monumentit morën pjesë personalitete të kësaj komune dhe një numër relativisht i madh qytetarësh nga trojet e ndryshme dhe mërgata, ndonëse ceremonia nuk ishte paralajmëruar publikisht shkaku i rrethanave pandemike.

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, potencua se realizimi i shtatores është bërë së bashku me shoqatën “Trojet e Arbërit”, duke kujtuar se :  “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu sot iu bashkua Prizrenit, kryeqytetit historik e shpirtëror të shqiptarëve! Në Ditën e Flamurit dhe përvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, e në ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari, bëmë përurimin e shtatores së Skënderbeut, të cilën e realizuam së bashku me shoqatën “Trojet e Arbërit”. Këtë publikim e bën ai përmes fb të tij.

Pasi që nga mjetet e informimit, që raportuan nga kjo ngjarje askund nuk përmenden kontributet financiare për ngritjen e këtij monumenti. Ndaj edhe lidhur me këtë temë iu drejtuam Abas Fejzullahut, kryetarit të Këshillit organizativ për grumbullimin e mjeteve nga mërgimtarët tanë në Zvicër dhe morëm këtë prononcim nga ana e tij: Sipas kërkesës së Shoqatës “Trojet e Arbrit” është bërë edhe kërkesa për ngritjen e shtatores së Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Prizren. Komuna ka miratuar Kërkesën. Shoqata ka mbajtur mbledhjen e parë më 10-02-2020 në Aarau dhe ka zgjedh fillimisht Këshillin Organizativ prej tre veta . Më vonë Këshilli është zgjeruar sipas nevojave. Deri me datën 17-10.2020 ku është mbajtur mbledhja përfundimtare në lokalet e SHB “Nëna Terezë” në Litau- Luzern, pasi është plotësuar ndihma nga kurbetçinjtë. Kurbetçinjtë në Zvicër kanë pri në përkrahjen financiare. Gjithsejtë mjete që janë derdhur në llogari rrjedhëse të Shoqatës “Trojet e Arbrit nga Zvicra janë 46400 Fr. dhe 3250 Euro.

Po ashtu sot në inaugurimin e shtatores në Prizren mori pjesë edhe një numër mërgimtarësh nga Zvicra, në krye me anëtarin e Këshillit organizativ për grumbullimin e mjeteve, Gjergj Prenkoçaj, i cili edhe na dërgoj shumicën e fotove për këtë prezantim. Po nga Prenkoçaj mësuam se në Katedralen katolike shqiptare në Prizren te shatërvani, me mjetet e shtetit hungarez e prani të ministrit të jashtëm dhe ambasadorit hungarez në Kosovë,  janë ngrit edhe dy buste të dy komandantëve ushtarake të të njëjtës periudhë: Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe Janosh Huniadit (Janos Hunyadi 1407-1456). As për këtë ngjarje mjetet e informimit nuk informojnë  për faktin se po këto dy buste janë donacion i shtetit hungarez.