“Sapo i morëm rezultatet për ditën e sotme, sipas të cilave: 31 bashkëqytetarë janë të shëruar pas testimeve. Ndërsa nga 250 testime vetëm 10 qytetarë kanë rezultuar të infektuar. E sotmja është dita e dytë kur në vendin tonë shënojmë këto rezultate shpresëdhënëse. Të bashkuar dhe të koordinuar e me përkushtim do ia dalim. Kujdesi duhet të vijojë njëjtë si deri tani, sakrifica e secilit po i jep rezultatet. Ndaj le të jemi të vëmendshëm e solidarë si deri tani”, ka shkruar Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia në një postim të tij sonte në Facebook.
Përndryshe deri më tash në Kosovë, në total, janë testuar 6955 mostra të dyshimta, nga të cilët në total numri i të infektuarve është 790, kurse si pasojë e koronavirusit deri më tash kanë vdekur 22 persona.