Dr. Feti Hetemi, tërë jetën ia kushtoi shëndetësisë, humanizmit dhe lirisë së atdheut
Shkruar nga Sami ARIFI
Feti Hetemi u limd, më 27/ 11/ 1953, në fshatin Mogillë, ai shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, ndërsa të mesmën në qytetin e Vitisë. Feti Hetemi studimet për mjekësi i përfundoi në vitin 1979, në Universitetin e Prishtinës, ku diplomojë si mjek i përgjithshëm, ndërsa specializimin për mjekësi interne dhe nefrologji i kreu në Zagreb.
Feti Hetemi i edukuar nga familja e tij ishte gjithmonë në përkrahje të atdhetarëve që punonin për avansimin e çështjes kombëtare, ai si nxënës i shkollës së mesme në qytetin e Vitisë, aso kohe ishte kryetar i Lidhjes Rinisë së Gjimnazit, ndërsa Nexhmedin Caka ishte anëtar i kryesisë së Lidhjes Rinisë së Gjimnazit, njëherit edhe kryetar i klasës, në vitin shkollor 1972/1973. Dytë organizojën së bashku me nxënës protesta dhe bojkot në mësim për 6-të ditë, në mbrojtje të profesorëve të tyre, të cilët profesorë sigurimi shtetëror serbo-sllav i përjashtoi nga puna.
Profesorët, në mungesë të kuadrit të mësimdhënies ishin ardhur nga qyteti i Tetovës, ata ishin organizatorë dhe pjesëmarrës të demonstratave, në Prishtinë, të vitit 1968. Protestat e nxënësve vazhduan, për 6-të ditë me radhë, nga nxënësit e Shkollës së Mesme atëherë të quajtur Gjimnazi „Boro e Ramizi“, që tashmë quhet Gjimnazi „Kuvendi i Lezhës“, në Viti. Në qytetin e Vitisë kishte ardhur Fadil Hoxha, i cili, profesorët i kishte sistemuar në vende tjera të punës, për këtë, ranë në pëlqim edhe nxënësit për të vazhduar mësimin. Sigurimi shtetror jugosllav më vonë në Maqedoni i kishte burgosur profesorët: Prof. Xhemil Dacin, Faik Mustafën, i cili ishte vëlla i Xhemil Dacit me mbiemër ndryshe për shkaqe politike, si dhe vëndasit e tij nga qyteti i Tetovës e të tjerë, që punonin së bashku në shkollën e mesme në Viti, Halil Zendeli, Mehdi Sallahmani, Ramadan Sinani si dhe Abdylmenaf Rrustemi…
Dr. Feti Hetemi ia kushtojë një jetë shëndetësisë, ai ishte i përkushtuar me tërë qenien e tij në ruajtjen e shëndetit të popullit, madje edhe në kohën e luftës së fundit në Kosovë, duke kryer me përkushtim të madh detyrën e tij për t‘ua shpëtu jetën ushtarëve të UÇK-së dhe popullsisë civile.
Gjatë punës së tij në shtëpinë e shëndetit në Viti, Dr. Heti Hetemi u përballë vazhdimisht me presionin e pushtetit serb për ta larguar nga puna, pasi që Dr. Feti Hetemi nuk i përshtatej këtij sistemi, duke shkruar raportet dhe recetat në gjuhën shqipe dhe duke u angazhuar për ta balancuar personelin mjekësor me punëtorë profesionistë shqiptarë.
Gjatë viteve 80-ta, kur aparati shtetëror serb shtypi fuqishëm shqiptarët, Dr. Feti Hetemi lëshoi mbi 300 certifikata për qytetarët që rraheshin dhe maltretoheshin fizikisht nga milicia serbe. Gjatë kohës sa ishte delegat në Kuvendin e Kosovës, në vitet 80-ta, me iniciativën e tij u themelua Qendra e Hemodializës në Gjilan dhe Dispanseria për Nefrologji në Viti.
Dr. Fetihu ishte i angazhuar edhe në Shoqatën Humanitare “Nëna Terezë” për rajonin e Vitisë dhe ishte për 14 vite kryetar i kësaj Shoqate, duke i dalë në ndihmë popullit në aspektin shëndetësor dhe duke i furnizuar me ushqime e veshmbathje familjet në nevojë.
Për këtë u morë disa herë, për orë të tëra, në qendrën e milicisë serbe në Viti, duke e akuzuar se po krijon sistem paralel shëndetësor dhe se nuk po e njeh pushtetin serb.
Gjatë viteve 90-ta Dr. Hetemi si mjek, së bashku me bashkëshortën e tij, Ajete Hetemi, infermiere, kishte marrë përsipër organizimin dhe pajisjen me barna dhe materiale mjekësore. Ai parashihte se edhe në Kosovë mund të shpërthente lufta, pasi vendet që po shkëputeshin nga ish-Jugosllavia, si Sllovenia, Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina, tashmë kishin hyrë në konflikte. Për këtë arsye, Dr. Fetiu kishte organizuar mini-ambulanca nëpër fshatra dhe kishte filluar përgatitjen e të rinjve për dhënien e ndihmës së parë. Në odën e tij dhe në disa oda të tjera ai organizonte kurse praktike për të rinjtë, ku mësonin kryesisht trajtimin për plagë dhe lidhjen e fashave.
Gjatë luftës në Kosovë, Dr. Hetemi ishte ndër mjekët që organizoi shërbimin shëndetësor për popullsinë civile dhe pjestarët e UÇK-së. Ai siguroi materiale mjekësore dhe sanitare për ushtarët e Zonës së Karadakut dhe ndihmoi në trajtimin e të plagosurëve.
Pas përfundimit të luftës, ai vazhdoi punën me përkushtim në profesionin e tij si internist dhe nefrolog, pa kërkuar pozita e dekorata. Për veprimtarinë e tij humane, familja e Dr. Feti Hetemit kishin pranuar shumë mirënjohje e dekorata nga institucionet e larta shtetërore, duke e nderuar kontributin e tij të pashoq në fushën e shëndetësisë.




















