Organizata SOLIFONDS është një fondacion që mbështet lëvizjet sociale për të drejta politike e sindkalistë gjtihandje nëpër botë dhe e cila informon edhe opinionin zvicerian mbi zhvillimet në fjalë. Kjo organizatë përmes një mesazhi solidariues mbështet edhe Sindikatat e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës – SMBB dhe kërkesat e tyre.
Në vijim po japim të plotë mesazhin solidarizues të SOLIFONDS për Sindikatën e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës:
Cyrih, 21 prill 2021
Të dashur kolegë të SMBB
Në shenjë solidariteti për organizatat me sfond sindikalist, SOLIFONDS mbështet luftën Tuaj për kushte pune dhe jete me dinjitet.
Tanimë është koha që punëtoret e punëtorët e minierave të kenë të rregulluar statusin e tyre përmes Kontratës Kolektive të Punës. Me këtë rast është shumë e rëndësishme që punëdhënësit të negociojnë me të gjitha sindikatat, përfshirë Sindikatën e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës – SMBB.
Liria e asociimit dhe mbledhjes duhet të garantohet, si në Bulqizë ashtu edhe në të gjithë Shqipërinë. Është e papranueshme që punëtorët të pushohen nga puna, shkaku i ushtrimit të së drejtës së tyre për t’u organizuar dhe për të luftuar për kushte më të mira të punës. Ne mbështesim kërkesën Tuaj që shkarkimet abuzive nga puna të tërhiqen dhe punëtorët e pushuar të kthehen në punë. Duhet dhënë fund represionit ndaj punëtorëve të bashkuar.
Nuk guxon të ndodhte që, në një regjion shumë të pasur me krom sikur është Dibra, njerëzit të jetojnë në varfëri. Ne kemi marrë vesh se pagat e minierave nuk mjaftojnë. Kërkesat Tuaja për paga ekzistenciale si dhe ato për siguri sociale, gjegjësisht pensione më të larta dhe sigurim edhe për trashëgimtarë të lënë pas, janë legjitime dhe të drejta.
Në 10 vitet e fundit kanë humbur jetën në minierë e Shqipërisë 300 punëtorë. Kjo duhet të marrë fund. Bashkë me ju, ne tani – pa zvarritje, kërkojmë masa efektive për të mbrojtur minatorët!
Të dashur kolegë të SMBB, ne bashkë me solidaritetin tonë ne ju dëshirojmë edhe forcë të bollshme luftarake!
Aurora Garcia, koordinatore
Mbi SOLIFONDS:
Organizata SOLIFONDS është krijuar në vitin 1983 si «Fondacion solidariteti për luftërat çlirimtare në Botën e tretë – SOLIFONDS» me qëllim «mbështetjen e lëvizjeve sociale çlirimtare në botën e tretë dhe luftën për realizimin e të drejtave të njeriut, veçanërisht të drejtat themelore politike e sindikaliste në të gjithë botën si dhe informimin në Zvicër për zhvillimet në fjalë » (Neni 3 i certifikatës themeluese të fondacionit).
SOLIFONDS mbështetet nga Bashkimi i Sindikatave të Zvicrës (SGB/USS), nga Partia Socialdemokrate e Zvicrës (SP/PS) dhe organizata tjera të politikave zhvillimore…
Këto organizata janë pjesërisht bartëse të kontributeve financiare të SOLIFONDS. Mjetet e premtuara për aksionet mbështetëse SOLIFONDS i vijnë vetëm nga kontributet, dhurimet e donacionet private.
Një pasqyrë të aktiviteteve dhe përdorimit të mjeteve bëhet publike në raportin vjetor.
SOLIFONDS publikon edhe një broshurë informuese periodike – Newsletter. Në dy nga këto broshura të fundit është nga një artikull mbi situatën dhe kushtet e punës të në sektorin e tekstilit (fasonerive) në Shqipëri dhe mbështetja që jep SOLOFONDS angazhimit sindikalist për realizimin e të drejtave të punëmarrësve në ketë sektor ekonomik.
Për më shumë indormacione shih ueb faqen: https://www.solifonds.ch/