Ndërtimi i Institucioneve të Kosovës 1989-1999

Të pasaktat e Samet Dalipit në librin e botuar Ndërtimi i Institucioneve të Kosovës 1989-1999. Rasti i Vitisë.

 Shkruan: Daut Azemi

Me vullnetin dhe kërkesën e bashkëfshatarëve u zgjodh me aklamacion kryetar i Këshillit Koordinues të nëndegës së LDK-së në Sllatinë të Epërme-Komuna e Vitisë, Sami Arifi. Anëtarë të Këshillit u zgjedhën, Hilmi Azemi, Halil Imeri, Ibrahim Jakupi, Ekrem Ismajli, Sylejman Qosa dhe Afrim Imeri. Pas disa javësh nga “Kryesia e Këshillit Koordinues”, duke parë nevojën për një aktivitet më të ngjeshur, në Këshillin Koordinues u zgjodhën, pa Kuvendin e fshatit, nga kryesia e Këshillit edhe veprimtarët e njohur, Daut Azemi dhe Fahrush Rexhepi. Meqenëse veprimtaria sa vinte e zgjërohej dhe organizimi i LDK-së përkrahej pothuaj nga të gjithë qytetarët. Kuvendi në zgjedhjet e nëndegës së LDK-së në Sllatinë të Epërme, kryetar zgjodhi Sami Arifin, ndërsa u zgjedhën, Daut Azemi-nënkryetar, Dauti ishte edhe kryetar i Komisionit për Informim në nivel të Bashkësisë Lokale të Sllatinës së Epërme, ndërsa Ibrahim Jakupi-sekretar, anëtarë ishin: Fahrush Rexhepi, Halil Imeri, Vahedin Azemi, Ekrem Ismajli, Sylejman Qosa, Sylejman Ajvazi, Afrim Imeri dhe më vonë Isuf Abazi vetëm përmes pëlqimit të Kryesisë së nëndegës së LDK-së së fshatit. Zotri Samet Dalipi, Fadil Abazi nuk ishte asnjëherë anëtar i Kryesisë së nëndegës së LDK-së në Sallatinë të Epërme, Fadili ka qenë anëtar i Kryesisë së Forumit Rinor të LDK-së së nëndegës në Sllatinë të Epërme…

Këta ishin kryetarë në Degën e kryesisë së LDK-së së fshatit Sllatinës së Epërme:

1.Sami Arifi-kryetar i Këshillit Koordinues dhe, kryetar i Kryesisë së parë të LDK-së me vota të kuvendit të nëndegës së fshatit më shumë se gjysmën e mandatit e udhëheqi kryetar Sami Arifi, meqë Samiu ishte zgjedhur edhe anëtar i kryesisë së Degës në Viti po edhe në forume tjera të Degës për shkak angazhimeve të shumta liron vendin e kryetarit të nëndegës në fshatin Sllatinë e Epërme, Fahrush Rexhepi ëdhtë zgjedhur me marrëveshje të kryesisë, pa vota të kuvendit, dmth kryetar i dytë i kryesisë parë.

Nuk është e vërtetë siç keni shkruar në librin tuaj që: “përgjatë tetë viteve të 90-ta do ta udhëhiqte Fahrush Rexhepi si kryetar, kurse nënkryetar i kryesisë e edhe sekretar vazdimisht ishte Shyqeri Gjinolli”, fq,243.

Sekretar i kryesisë së parë ishte Ibrahim Jakupi e jo Shyqeri Gjinolli. Shyqeri Gjinolli ishte nënkryetar i kryesisë së dytë, po, ishte edhe në ca mandate nënkryetar të kryesive tjera të LDK-së në fshat. 2. Nazim Azemi-kryetar i dytë 3. Nexhmedin Arifi-kryetar i tretë 4. Nexhat Arapi-kryetar i katërt 5. Ibrahim Jakupi-kryetar i pestë, prandaj z. Samet Dalipi, nuk është e vërtet se përgjatë tërë viteve të 90-ta do të udhëhiqte Fahrush Rexhepi si kryetar nëndegën e fshatit Sllatinë e Epërme, Fahrushi ishte anëtar i kryesisë së kësaj nëndege për tetë vite para luftës, prandaj ju z. Samet Dalipi nuk jeni bazuar në të dhënat që iu ka postuar baza e LDK-së së nëndegës nga Sllatina e Epërme me emra të kryetarëve të kësaj Nëndege që janë të cekur edhe tanin në këtë shkrim.

Zotri Samet Dalipi, kur i keni në njohuri të dhënat nga baza e nëndegës e shkruani emra tjerë i anashkaloni zgjedhjet e kuvendit të nëndegës së fshatit Sllatinë e Epërme për kryetarët që janë zgjedhur nga kuvendi i fshatit, në librin tuaj « Ndërtimi i Institucioneve në Kosovë 1989-1992 », shkruani krejt diçka tjetër në fq, 243, këto janë qëllime dashakqija të jujat që nuk kërkojnë me të vërtetën e së kaluarës sonë si shoqëri…Të shtrembrohet e kaluara historike me qëllim dmth të bësh krim ndaj popullit…