Jo sall dorë e ligë e zezë,
vret natën o Heroi im,
sepse nata ka lënë vegzë,
t´vritet n´terr, t´qahet n´agim!
Por që vrasja bëhet brënda,
edhe busteve iu zënë prita,
jo aq nga mllefi sa nga ëndja,
që t´flet terri dhe jo drita!
Dhe kuj tjetër pos një Kolosi,
Mit´hat Frashërit, nj´atij burrështeti,
që me jetë të tij vulosi:
– Kombit i duhet dinjiteti!
Halë në sy ishte shtatorja,
për kuislingë e për qyqarë,
por nuk vritet, jo përmendorja,
e mbanë në zemër çdo shqiptarë!
…
Mentor Thaqi
23 Dhjetor 2022