“Medvegja” e Zvicrës, me vajza flamurtare në këngë e në valle

 

Në kuadër të prezantimeve të grupeve artistike, këtë fundjavë Shoqëria Kulturo-Artistike “Medvegja” me seli në Fully në kantonin Wallis, e formuar më  4 Mars 2007 dhe që tubon kryesisht mërgimtarë me prejardhje nga Medvegja e Kosova Lindore.- Ajo nga radhët e 40 e sa anëtarëve, prinë me numër të vajzave, madje edhe me veshje burrash.- “Mëdvegja” ka marrë pjesë në qindra aktivitete, por edhe e ftuar në festa zvicerane e ne evenimente tjera, si dhenë Medvegje, Kosovë e gjetiu

Nga Rexhep Rifati

Në librin tim “Shqiptarët në Zvicër-1001 pamje”, në mesin e ansambleve dhe grupeve artistike, është edhe Shoqëria Kulturo-Artistike “Medvegja”, me seli në Fully, ku figuron ese: se kjo shoqëri që ka dy dekada veprimtarie e që vepron në kuadër të Shoqatës Humanitare “Medvegja”, që drejtohet nga veprimtari Zenel Neziri dhe se nismëtar për formimin e shoqërisë ishte Musa Neziri, i cili gjeti përkrahjen e shoqatës, me qëllim që fëmijët shqiptarë të kultivojnë traditën e të parëve. Shoqëria që në fillim në repertor ka kryesisht melos popullor të trevës prej nga vijnë anëtarët e saj. Dallon jo vetëm me instrumente, por edhe veshje karakteristike, ndërsa që vajzat shfaqen gjatë vallëzimit edhe me veshje burrash. Ndërsa vogëlushët e kësaj shoqërie, ndjekin edhe mësimin plotësues shqip, në mënyrë që krahas traditës të ruajnë edhe gjuhës amtare.

Shoqëria jo vetëm që ka fituar admirimin e bashkëkombësve, por edhe të popullatës vendase, ndërsa që ka edhe miq zviceranë që e përkrahin atë. Pos në Festivalin e Lozanes dhe manifestime tjera, SHKA “Medvegja”, mori pjesë edhe në “Festën e Pesë Kontinenteve” në Zvicër, me ç’rast u shfaqën vlerat kulturore dhe artistike të shqiptarëve, në një manifestim me karakter mbarëbotëror . Në këtë festë prej vitesh marrin pjesë shumë shtete nga Afrika, Evropa, Azia, Amerika dhe Australia, ndaj edhe ky ishte një rast i mirë që edhe shqiptarët të përfaqësohen në një festë me përmasa të tilla. Kryetari i Shoqatës Humanitare “Medvegja”,  Zenel Neziri, deklaron se ndihet krenar që edhe shqiptarët po dëshmojnë para botës se janë komb që dinë të krijojnë vlera të mirëfillta.

Për konsolidimi e trupës, merita i takon, krahas kryesisë, edhe prindërve e përkrahësve të tjerë, në mënyrë që shoqëria të ketë sot edhe lokalin e vetë me një kosto vjetore prej 20 mijë frangash dhe instrumente e veshje kombëtare të lakmueshme për shumë artdashës. Trupën artistike e udhëheqin e veterani i folklorit, Sadik Baftiu dhe anëtarët Sulejman Musliu, Mevlan Thaqi, Xhevat dhe Avni Neziri. Përgjegjës për koreografi është Musa Neziri, ndërsa puna e pedagogut i është besuar Sadri Pajazitit. Dy grupet, i fëmijëve dhe i të rriturve, tubojnë mbi 25 valltarë, me të cilët punojnë, Shqipe, Avni dhe Vjollca Neziri. Ndër më aktivët nga themelimi janë Valbona Thaqi, Sofije Namani, Marigona Kadriu, Samir Neziri, Lirije Namani, Egzona Beha, Bashkim Kadriu dhe Petrit Rexhepi, ndërsa në radhën e fëmijëve me lojë e talent shquhen Donika, motrat Dragusha, motrat Abazi, Loresa, Diana Tina, Lorina, Agnesa e Leonesa. Shoqëria për çdo vit e përtërinë edhe repertorin e këngëve dhe të valleve”, kjo ishte ajo që figuron në librin tim botuar në vitin 2013.

 

Nga ajo kohë prej 8-9 vjetësh ka ndryshuar shumë edhe për vet Shoqërinë “Medvegja”, e ndër më të dhembshmet është se në vitin 2018 ka ndërruar jetë themeluesi Musa Neziri dhe se vëllai i tij Zenel Neziri tash është kryetar nderi i SHH“Medvegja“ në Zvicër e se timonin e Shoqërisë Kulturo Artistike “Medvegja” e ka marr njëri nga këngëtarët dhe instrumentistët veteran të këtij grupi artistik, Sylejman Musliu, me të cilin edhe kontaktuam gjatë kësaj jave për ta kompletuar këtë shkrim me rrjedhat aktuale të “Medvegjes” zvicerane. Më konkretisht mësojmë se tash : Kryetar i Shoqatën Humanitare „Medvegja“ është Zenullah Namani, kryetar i Shka „Medvegja“ Sulejman Musliu, dhe se grupi folklorik “Musa Neziri” udhëheqjet nga Sadik Baftiu.

Nga kontaktet që pata gjatë kësaj jave me kryetarin aktual të SHKA “Medvegja” ne Fully të Zvicrës, mësojmë se: “Në këtë shoqëri jemi duke promovuar kulturën dhe traditën shqiptare dhe qe te mos behet asimilimi i fëmijëve tanë. Shoqëria ka një staf dhe një numër të mjaftueshëm të anëtarëve për te zhvilluar aktivitetin e saje. Kjo shoqëri është pjesëmarrëse e me shumë 100 aktiviteteve koncerte, festivale, memorialë ,te ftuar shumë herë ne festa zvicerane e ne shumë evenimente tjera, që janë shumë edhe mirënjohës.  Një ashtu ka marrë pjesë edhe ne Medvegje dhe Kosovë. Shoqëria është tre dimensionale: vallëzimi ,kënga, dhe ndonjë dramë teatrale. Në kuadër te shoqërisë është edhe grupi folklorik “Musa Neziri”, ndërsa që anëtarët e shoqërisë janë nga mosha 4-67 vjet.”, thotë Sylejman Muslou i cili edhe na dërgoi edhe emrat e anëtarëve të Sh.K.A Medvegja, siç vijon:

1)Drejtori , Sylejman Musliu, 2) Sadik Baftiu, 3) Mevlan Thaqi, 4) Avni Neziri zëvendës drejtor, 5) Kujtim Salihu, 6) Shqipe Neziri koreografe, 7) Sofije Namani, 8) Samir Neziri, 9) Marigona Kadriu, 10) Valbona Thaqi, 11) Lirije Namani, 12) Liza Musliu, 13) Emine Neziri, 14) Ninilona Neziri, 15) Anisa Abazi, 16) Anita Dragusha, 17) Donika Thaqi, 18) Lorina Namani, 19) Fiona Selmani, 20) Melisa Abazi, 21) Ledina Abazi, 22) Lora Dragusha, 23)  Yllka Thaqi, 24) Medina Abazi, 25) Bleona Kadriu, 26) Ardian Arifi, 27) Eliza Arifi, 28) Bleona Baftiu, 29) Leona Zuka, 30) Elina Zuka, 31) Elina Kurti, 32) Ema Kurti, 33) Elina Istoku, 34) Anela Istoku dhe 35) Imer Rexhepi

 ( Krahas fotove të dërguara nga kryetari i shoqërisë edhe disa nga fotot që kam shkrep në Festivalin Folklorik në Lozanë ne vitin 2013)