Shoqata “Sharri” nga Waldkirch i St. Gallenit dhe SHKA “Dardania nga Winterthuri dhe Ansambli “Drita” nga Kreuzlingeni përmes një program të përzgjedhur, krijuan një ambient tejet të këndshëm festiv në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Teksti dhe fotot Rexhep Rifati
Data e 17 Shkurtit, me peshën e saj historike, bëri që në mbarë Zvicrën të vërshojnë me programe festive thuaja se të gjitha grupet dhe ansamblet artistike, ndaj edhe pune e ne kronistëve që përcjellim këto aktivitete nuk qe aspak punë e lehtë, ndaj edhe duke i përcjell nga disa manifestime brenda ditës po shkojmë edhe me raporte të vonuara.
Ndaj edhe manifestimin në Amrsivill, në sallën reprezentative “Pantorama” duhet shikuar si hap të mirë, ngase festa e pavarësisë së Kosovës kishte tubuar tri nga shoqatat me një bagazh të mirë artistik, gjë që këtë e dëshmoi edhe programi i larmishëm, si dhe kostumet, që pos lojës krijonin edhe një kolorit për syrin e qindra pjesëmarrësve në sallë, së cilës megjithatë i mungoi publiku i mjaftueshëm. Ndërsa që moderimin e bëri Labinot Gashi, i njohur nga publiku me shkurtesën e popullarizuar Labi, që kishte ardhur nergut nga Prishtina.
Arsyeja mund të jetë edhe fakti se brenda një mbrëmje në regjionin e dy tri kantoneve të përafërta ishin 4-5 koncerte kushtuar Ditës së Pavarësisë.
I pari nga grupet që doli në skenë ishte Shoqata “Sharri”, me grupin e fëmijëve, duke sjell freski festive, ndërsa kryetari i kësaj shoqate, Nagip Memedi që ka dhënë një kontribut disavjeçar, me rritjen e numrin të anëtarëve dhe ngritjen e një godine kulture, paralajmëroi tërheqjen, por që falënderoj kryesinë dhe prindërit për mbështetjen që i kanë dhënë. Por edhe për te dhe të shoqen e tij pati falënderime nga ana e udhheqjes dhe prindërve të shoqatës „Sharri“.
Pasuan njëra pas tjetrës edhe prezantimi, “Dardanisë” së Winterthurit, meqë rast përshëndeti kryetari, Shefqet Cakolli dhe i “Dritës” si dhe i kryetari Haradin Gashi, të cilët pos që uruan festën edhe falënderuan nikoqirin për këtë bashkëpunim. Madje që të tre kryetarët, përmes një fotoje të përbashkët shprehën kënaqësinë që ky manifestim i bëri bashkë nën një kulëm këngëtarë e valltarë nga tri qendra ku me vite kulmojnë aktivitetet kulturore shqiptare.







































