“Manastiri nuk duhet të vizitohet vetëm për ‘22 Nëntor’ e të ikin pastaj” – Drejtori i Muzeut të Kongresit të Manastirit Zait Aliu

Me që jemi në prag të festave të nëntorit, të cilat po manifestohen me një sërë aktivitetesh nga shqiptarët ku do që janë, Shtëpia e Alfabetit edhe kësaj here po përgatit për vizitorë nga trevat shqiptare.

Megjithatë drejtori i Muzeut të Kongresit të Manastirit Zait Aliu, sot gjatë një prononcimi u shpreh i mllefosur duke thënë se Manastiri si qytet i vjetër i shkronjave i banuar me shqiptar duhet të vizitohet çdo herë dhe jo vetëm në nëntor, e konkretish në Ditën e Alfabetit ‘22 Nëntor’.

Synimi im është se nuk duhet vetëm për 22 nëntor të vizitohet Manastiri dhe të ikin por duhet gjatë gjithë vitit” – u shpreh ai.

Manistiri frymon shqip dhe gjithmonë ka frymuar ashtu, kemi aktivitete për nëntorin pastaj shoqërohemi me muzikë shqipe ka edhe jetë nate gjatë gjith vitit pra nuk mund të ankohemi sepse ka edhe më mirë por gjithsesi mund të them se shqiptarët e Manastirit nuk kanë qenë kurrë më mirë” – tha Zait Aliu, drejtor i Muzeut të Kongresit të Manstirit.