Nje recete tradicionale, ta ruani që ta përgatisni këtë vikend. Llokumat janë njëri nga ushqimet më të preferuara të familjeve tona, e në vecanti fëmijëve, të cilët me kënaqësi presin mengjeset me llokume të shoqëruara me djathë, xhem apo mjaltë. Më poshtë gjeni recetën se si të përgatisni llokuma për familjen tuaj.
Përbërësit:
400ml kos
3 ve
1 lugë caji sode bikarboni
Gjysëm pako pluhur për pjekje
1 lugë gjelle maja buke
2 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë dhe miell sipas nevojës
E nxëmë brumin me të gjithë përbërësit e përmendur më lartë dhe e lëmë të qëndrojë në një ambient të ngrohtë për rreth një orë. Më pas brumin e hedhim në tavolinë të punës dhe e punojmë më duar, duke e ndarë në 2 kuleq, të cilët i hapim në formë të petës, por nuk e bëjmë të hollë. Petët i lëmë të pushojnë edhe për 15-20min, ndërkohë që kemi vënë tiganin më vaj të nxehet, i prejmë me thikë dhe i hedhim në vaj që të piqen. I rrotullojmë që të piqen njësoj nga të dyja anët.
Llokumat i shoqërojmë gati se zakonisht me djathë, ajvar dhe caj të zi, por sipas shijes mund ti hani edhe me xhem, cokokrem apo mjaltë.
Ju bëfshin mirë!



















