Mentor Thaqi: Histeri në histori

Fenomen jémi për pa mén
Vinë e rrinë të zezat rén
Pse t’mos mbesin në pergamén
Kur për kujdes kemi sejmén?!
 
Histeri për Histori
Sa mund t‘shesin o Komb babaxhan
Jo bre jo, NCËK kuq e zi
Por herë kuq gjak, herë zi katran!
 
E s‘ja prishë ti gjumin vetit
Në pallate tej luksoze,
As pashallarve pjellë t‘Davletit
T‘rritun me huje tekanjoze!
 
Kah po shkojnë, gaz na bâjnë
Dy herë n‘nji vèn s‘iu pret sakica,
Njâni tjetrin kudo e shajnë
Rrenë iu dulë edhe „sakrifica“!
 
Kudo librave vlon Histeria
Me byrykatje personale
Po ngulfatet keq HISTORIA
Me trillime pjellshë sezonale!
 
Po pse o trushkretë trillon
Një moment që nuk ka ngjarë,
Lufta jonë e drejtë mjafton,
Dhe heroizmi mbarëkombëtar!
 
Andaj, Historia është e shkrueme
Me gjak, jetëra e sakrifica,
Luftë pas luftërash t‘pambarueme
S‘kemi nevojë mendjesh kaprica!
Mentor Thaqi
04 tetor 2025