Në Zentrum Töss të Winterthurit sot prezantohet libri: :”Shqiptarët e Zvicrës- 1001 pamje”

Cyrih, 1 dhjetor – Sot në ora 16 në Zentrum Töss, Züricherstrasse106, 84 Winterthur, në kuadër të Kremtimit të Ditës së Flamurit,që organizohet nga Ansambli “Vatra” e ku marrin pjesë edhe ansamblet “Drita” nga Kreuzlingeni dhe “Arbëresha” nga Sirnahu, bëhet edhe prezantimi i librit tim :”Shqiptarët e Zvicrës- 1001 pamje”. Me këtë rast do të shfaqet edhe një video me përmbajtjen e libri me mbi 1001 foto e 501 faqe, ku pasqyrohet arritjet e shqiptarëve në shtetin helvetik, në periudhën prej afro dy dekadash. Me këtë rast ansamblet muzikore do të shpërblehen me nga një libër, ndërsa të interesuarit e tjerë mund të blejnë librin.

Nga autori i librit Rexhep Rifati