Kush është At’Dheu im ?

Përshëndetje miqësia!

Sot lexova një përkufizim të shkruar nga një mik në facebook në të cilin shkruhej se” At’Dheu është toka ku jetojmë “Dhe ky “mik” jetonte në Greqi dhe kishte ndërruar edhe emrin sepse kështu mund të hyje të punoje në tokën greke më lirisht…Janë shumë të cilët e mendojnë kështu, ndërsa në fakt unë jam kategorikisht në të kundërtën duke e theksuar se : At’Dheu i të gjithëve është Shqipëria, pikërisht atje ku ne kemi lindur.

 Shkruan: Petrit R. Aliaj, Itali

Atje ku edhe është folur gjithmonë shqip. Dhe Shqipëria është në të 5-së territoret e saj të grabitura, ku historikisht flitet shqip. Shqipëria është edhe në protokollet e marrëveshjeve të kamufluara e të fshehura për shkëmbim territoresh.

Marrëveshje në të cilat asnjëherë nuk është vlerësuar mbajtja e referendumeve mbarë popullore. Janë pikërisht partitë politike në pushtet(Prishtinë, Shkup, Tiranë) të cilat u kanë hipur kuajve mbrapsht pa u thelluar në perspektivën për një të ardhme të popullit tonë.

Gëzuar festën e ndërrimit të viteve miqësia e ime “Vëllazëria Shqiptare” e gjaku ynë i shprishur Arbëresh. Gëzuar e së bashku për ti garantuar popullit tonë një të ardhëme ekonomike-shoqërore të pavarur e të mbështetur nëpërmjet ligjeve demokratike.

Gëzuar !

Për një vit’të mbarë e një komb të bashkuar i cili po rënkon nga qafirët e politikës shqiptare. Politikë e cila po vuan nga mungesa e krijimit të një boshti në politikat kombëtare, duke mbetur prehë e lojërave të nacional-fashizmit Greko-Serb i cili ndërron vetëm qimen por zakonin se harron. Gëzuar e të bashkuar pa pretenduar se hyrja e jonë në B.E do të jetë shpëtimi ynë.

Gëzuar edhe për të gjithë ata bashkëkombës në diasporë të cilët derdhin kontribute për partitë e tyre politike pa u kërkuar asnjëherë të drejtën e votës dhe të drejtën për tu zgjedhur në parlamentet tona.

Gëzuar edhe për të gjitha partitë tona politike të cilat duhet të punojnë e të realizojnë së bashku mbajtjen e një Samiti, Kongresi apo Konferencë mbarë partiake shqiptare e cila duhet të konsolidojë faktorin shqiptar….

Gëzuar e së bashku për një gjuhë të cilën duhet ta ruajmë nga barbarizmat dhe asimilimi i saj.

Gëzuar edhe ju nëna, motra e vëllezër që u mësoni fëmijëve tanë në shkolla e kurse gjuhën tonë kudo ku ndodheni, brenda apo jashtë At’Dheut. Gëzuar edhe për ju nëna e motra në emigrim që ju vjen turp tu mësoni fëmijëve tuaj gjuhën tonë sa të vjetër por aq edhe të bukur shqipe.

Gëzuar e të bashkuar o populli im i mrekullueshëm, paqësor e liridashës.Së bashku nën një flamur nga Tirana në Prishtinë, Shkup e kudo….

Gëzuar edhe për kollonën më të brishtë në shtetet tona, atë të informacionit duke pretenduar sa më shumë informacione të sakta e sa më pak shkrime denigruese ndaj emigrantëve tanë.Gëzuar edhe familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre në detyrë e në përpjekje kundër Covid-19.

Orën që ka mbetur më 28 nëntor 1912 duhet ta kurdisim vetë ne shqiptarët,pa dallim feje, krahine apo ideje . Bashkimi i kombit nuk importohet, atë duhet ta bëjmë vetë ne shqiptarët. Gëzuar e mbarësi o populli im fisnik i vuajtur dhe krenar !

Brescia, Italy 26.12.2020