Kurti falënderon mërgimtarët për kulturën e punës të sjellë nga Perëndimi

Po kjo mërgatë, që tash është një potencial edhe për vet shtetet ku jeton, brenda 5 vjetëve ka sjellë mbi 6 miliardë euro në Kosovë, duke ndihmuar jo vetëm mirëqenien e popullatës, por edhe zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit, potencoi Kurti në manifestimin “Ndeja e shtalbave”, në shpatinat e Jezercit të Ferizajt.

Teksti i fotot : Rexhep Rifati

Ky organizim nga Vetëvendosja , dega në Ferizaj pretendon të bëhet një manifestim  tradicional kushtuar mërgimtarëve tanë që jetojnë e veprojnë në shumë shtete perëndimore, disa nga të cilët edhe kishin  ardhur në këtë takim modest pot jo edhe pa emocione, ngase patën rastin të takon edhe një brez më të ri të lindur në luftë dhe pas saj.

Kryeministrin me të ardhur në mesin e mërgimtarëve e përshëndeti koordinatorja e degës së Vetëvendosjes në Ferizaj, Fatbardha Zogaj Reka, ndërsa që në këtë manifestim ishte edhe ministri i mbrojtjes Armend Mehaj dhe grupi i deputetëve të VV nga kjo komunë.

Duke i përshëndet mërgimtarët dhe uruar mirëseardhje në vendlindje, në takimin e organizuar nga dega e Vetëvendosjes në Ferizaj, kryeministri Kurti u përqendrua në rolin dhe kontributin e mërgatë për zhvillin e Kosovës, duke potencuar  se : “Ju jeni jashtë vendlindjes, por brenda kombit dhe se politikat qeveritare kanë dhe do të kenë në fokus mërgatën tonë të madhe”.

Potencoi se në zgjedhjet e ardhshme votimi do të zhvillohet nëpër përfaqësitë tonë diplomatike, gjegjësisht konsullata e  ambasada, “në mënyrë që të mos e keni problemin e një bilete një ditë para zgjedhjeve e që të votoni për ate që ua merr mendja dhe ua do zemra”.

Pasi përmendi se sivjet do të miratohet projektligjin i ri dhe strategjinë e re kushtuar mërgatës, përfshi edhe format e organizimit të mësimit plotësues shtoi se “diplomati mi i madh e më i mirë është bashkatdhetari, mërgata jonë, aq më parë që tash kjo mërgatë nuk është vetëm një fuqi e thjesht punëtore, por një potencial i madh zhvillimor në vendet ku jeton i përbërë nga një armatë studentesh, mjekësh, afaristësh,  por edhe artistë e sportistë me renome që i ngrisin imazhin popullit dhe vendit të tyre.

Më pastaj foli për mjetet e shumta që derdhen nga mërgata në Kosovë, duke përmend se brenda pesë vjetëve mbi 6 miliardë euro janë hyrjet e mjeteve nga diaspora, qoftë në formë të remitencave apo formave të tjera të kontributeve, ku thuaja se çdo familje ka një anëtar apo edhe familje të tëra që jetojnë e punojnë në vendet e ndryshme perëndimore.

Përkujtoi edhe luftën e vazhdueshme të korrupsionit si dhe rritjen e eksportit të prodhimeve të ndryshme industriale. Një komponent në veti është edhe rritja e të hyrave tatimore për 34 për qind, sepse kur populli beson në qeverisje ai edhe është i gatshëm të kryejë obligimet ndaj shtetit. Në fund Kurti tha se synimi parësor është që mërgata jo më të sakrifikojë, por të fitojë përmes investimeve, si dhe falënderoj mërgimtarët për kulturën e punës që solli nga Perëndimi.

Gjatë kësaj vizite bashkë me shkrimtarin Muharrem Blakaj që jeton në Zvicër i dhuruam botimet tona, kryeministrit Kurti. Këtij takimi kuptim të veçantë i dhanë edhe grupet muzikore, por edhe ushqimet tradicionale, përfshi edhe pjekjen e shtalbave, me të cilët edhe u emërtua kjo ndejë modeste por në esencë mjaft tërheqëse.