Kujtojmë Beslidhjen e Lezhës në 577 vjetorin e saj

Nga burimet historike mësojmë se Besëlidhja e Lezhës u mblodh më 2 mars 1444, në Katedralen e Shën Nikollës, në Lezhë. Qëllimet e këtij kuvendi, me emërtimin Kuvendi i Lezhës, ishte bashkimi i sa më shumë principatave të vendeve të Ballkanit e më gjerë të njohura si toka të Perandorisë së Bizantit.

Nga Rexhep Rifati

Ky kuvend vlerësohet si njëra prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar, e njohur edhe si “Lidhja Shqiptare e Lezhës”, Kuvendi i Lezhës, apo Liga e Princërve Shqiptarë.

Në këtë kuvend u mblodhën princërit më të njohur të kohës siç ishin : Gjergj Arianiti; Andrea Topia (Thopia), Stërnip i Karol Thopisë, princ i krahinës midis Krujës dhe Durrësit, i shoqëruar nga dy djemtë e tij dhe nga i nipi Tanush Topia; Teodor Korona Muzaka, princ i Beratit dhe disa princër të tjerë të Myzeqesë; Gjergj Stres Balsha, princ i krahinës midis Krujës dhe Lezhës; Pal dhe Nikollë Dukagjini, principata e të cilëve zgjatej nga Drini në Kosovë gjer në kufi të Serbisë; Lek Zaharia Altisferi, princ i Danjës; Pjetër Spani, princ i Malësive të Shoshit e të Shalës i shoqëruar nga të katër djemtë e tij; Lek Dushmani, princ i Zadrimës; Stefan Çernojeviçi, princ i Malit të Zi.

Mësohet se veç këtyre u mblodhën në Kuvend edhe përfaqësues të republikës së Venedikut si vëzhgues. Ndërsa që vet krijimi i një Besëlidhje mbarëshqiptare ishte bërë mbi principe të gjuhës, dokeve dhe traditave të veçanta, në krye me Skënderbeun. Ndaj edhe Marin Barleti, në librin e tij “ Histori e Skënderbeut” vlerëson shumë këtë vendim të peshuar të Kastriotit për thirrjen e Kuvendit në Lezhë, për të cilin shkruan.

Gjatë disa vizitave të mija në Lezhë kam shkrep ca foto në vendin ku gjendet pllaka ku u mbajt ky kuvend, ndaj edhe në shenjë kujtimi e nderimi për gjithë pjesëmarrësit e atij kuvendi dhe vendimet e tij, po jap ca foto nga një vizitë me vëllezërit arbëresh gjatë një vizite që bënë në Lezhë, më 21 Prill 2018.