Kujdes bashkëatdhetarë!!! – Pritje të gjata edhe në kufirin Mal i Zi – Shqipëri

213

Shumë bashkekombasë që udhtojnë me automjete për në vendlindje e që kanë ndjekur apelin për të mos të udhëtuar nëpër Serbi, por kanë zgjedhur rrugën altenative nëper Mal të Zi, në mengjesin e dites së sotme janë përballur me pritje tejet të gjata dhe kushte te vështira. Ata që ende nuk janë nisur për rrugë këshillohen të kenë parasysh ketë fakt dhe ndoshta të udhëtojnë përmes Italisë drejtë Shqipërisë.

Siç na njoftojnë bashkëatdhetarët që janë duke udhëtuar me automjete për në vendëlindje për të kaluar festat e fundvitit, afër fshatit Sukobinë në kufirin që ndanë Malin e Zi dhe Shqipërinë, ka pritje tejet të gjata.

Bashkëatdhetari SH. B. që është nisur nga afërsia e  Cyrihut/Zvicër, sot në ort e hershme të mengjesit  ka njoftuar me nje mesazh prointegra.ch.  Në vijim përmbajtja e plotë e mesazhit :

« Ndoshta po ju bezdisi kaq herët. Jemi afër vendkalimit kufitar Mal i Zi/ Shqipëri, Sukobinë. Tash 4 orë presim dhe i kemi edhe tri kilometra deri ne kufi. Për 4 orë kemi lëvizur vetëm 3 kilometra me automobilë. Pasi jemi dy shofer isha këmbë deri ne kufi nga ana malazeze. Aty punojnë vetëm tre sportele dhe atë shumë ngadalë…

Kur unë iu bashkangjita kolonës, isha në fshatin Vlladimir. Tash supozoj se kolona e automjeteve është deri në Ulqin. Jemi me mijëra automjete me mijëra njerëz që presim për të hy në Shqipëri. Mungojnë kushtet higjenike, asnjë toalet.

Ne jemi tash 36 ore rruges… Nuk i kisha preferuar askujt te marr këtë drejtim.

Pasi që ka shumë bashkekombasë që mendojnë të udhtojnë sot në këtë drejtim do të ishte mirë të bëhet një njoftim permes mediave apo Facebook-u, pasi ne nuk kemi qasje ne internet.

Ju falemnderit Sh. B., e shtunë, 23 dhjetor 2018, 5 :00“

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here