Kohë korone – Artisti Gazmend Freitag në maj 2020 në qytetin Linz pran Danubit i dorëzon portretin e tij fotografuesit profesional Robert Rieger

Artisti Gazmend Freitag, një shqiptar i Kosovës që në Linz gjeti atdheun e tij të ri dhe i cili njihet për pikturimin e tij, portrete dhe peizazh, gjatë periudhës së koronës portretizoi yllin e fotografisë Robert Rieger.

Gazmend Freitag tashmë ka bërë portrete të shumta të personaliteteve të famshme, por edhe të personave me të cilët është i lidhur si artist, përfshirë këtu edhe Robert Rieger. “Ishte një kënaqësi e madhe për mua të portretizoja Robertin, ai nuk është vetëm një fotograf i mrekullueshëm, por edhe një mik shumë i mirë”.

Të enjten, 21 maj 2020, në Linz, artisti Freitag ia dorëzon yllit të fotografisë Robert Rieger portretin e tij.

Gazmend Freitag është një artist i dalluar, i cili, si edhe shumë artistë tjerë, është goditur nga kriza e koronës. Portretet edhe më tej mund të porositen tek ai, ku si shabllon shërbejnë fotot.

Rreth artistit

Piktori shqiptar me famë ndërkombëtare, Gazmend Freitag, i cili jeton e vepron në Austri, ka lindur në Republikën e Kosovës më 1968-ën, pas fillimit të studimeve në Fakultetin e Drejtësisë në Prishtinë, u zhvendos në Gjermani dhe që prej vitit 2004 ushtron aktivitetin e tij artistik në Linz të Austrisë, ku dhe kreu studimet në degën e Nudos në Universitetin e Arteve. Gazmendi u bë i njohur ndërkombëtarisht me pjesëmarrjen e tij në Biennalin e parë në Verona, Itali, 2014.

Në dorëzimin e pikturës më 21 maj 2020 ishin prezent artisti Gazmend Freitag, fotografi Robert Rieger me të dashurën e tij Gabi Holsteiner, artistja Denise Rachbauer dhe mediat.
Veprat e shkëlqyera të Gazmend Freitag janë gjithashtu të disponueshme për blerje. Në raste si këto, artistët nuk e kanë të lehtë të vetë prezantohen.

Teksti: Michaela Thaler, 27. Mai 2020
Autor i fotografive: Robert Rieger nga Baden

Shkrimin e huazuar në origjinal mund ta lexoni në: Mein Bezirk.