Kjo është poezia fituese në konkursin ‘Frazat më të bukura të dashurisë’

Një ditë do t’më tregosh…
Një ditë do t’më tregosh historinë tënde,
lotët që ke derdhur dhe puthjen e parë,
dashurinë e përjetshme, apo nostalgjinë
për shtigjet e tokës sate aq afër dhe larg.
Një ditë do t’më tregosh historinë tënde,
rrugëtimin e gjatë, rrëzimet e zakonshme
në ndjekje të lumturisë, derën gjysmë të
hapur që nuk të ftonte kurrë, iluzionet,
shqetësimet, intimitetet e tua, pasiguritë.
Do të dëgjoj zërin tënd që sjell gjithmonë
paqe në kaosin që brenda vetes unë mbaj;
këtë herë do të dridhet si flaka e një qiriri,
i ëmbël e i pakapshëm, si ëndërr magjike,
ndërsa tej xhamit, në heshtje, rrëzohen yjet.
Do t’më vijë keq që nuk u gjenda më parë
në udhëtimin e jetës sate tekanjoze dhe
të vështirë, të t’i thaja lotët, të t’i mblidhja
brishtësitë në gishtat e mi dhe, si fluturza
të bardha, t’i shpërndaja tutje në errësirë.
Libra tjerë nga autorja në fjalë.
Edhe kësaj radhe talenti dhe krijimtaria letrare e autorës shqiptare vlerësohet me çmim. Poezia ‘Një ditë do t’më tregosh…’ nga Irma Kurti u shpall fituese në Konkursin ‘Frazat më të bukura të dashurisë’ të mbajtur në Romë të Italisë.