Në Uzwil përmes një programi simpatik festiv shënohet Dita e Flamurit

Uzwil, e diel 11 dhjetor 2022, nën tingujt e Himnit të Flamurit u bë hapja e manifestimit historiko – kulturor, kushtuar 28 Nëntorit 1912 – Ditës së Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Ky manifestim ishte i organizuar nga LAPSH – Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptar „Naim Frashëri“, Uzwil.- Manifestimit i dhanë shumë ngjyrë, atmosferë dhe bukuri nxënësit e disa pikave të shkollave shqipe të Kanton-it St. Gallen të udhëhequr nga mësuesi i tyre Gani Shala.

Ishte kënaqësi kur shihje udhëheqjen dhe hapjen e manifestimit në rolin e moderatorëve tri nxënëse të shkëlqyera të cilat me veçantitë e tyre personale tregonin aftësitë për ndërtimin dhe shfaqjen e kulturës shqiptare. Moderatorët ishin nga tri pika të ndryshme shkollore: nga Wili, Gossau dhe Uzvil. Moderatoret simpatike ishin:Ruvejda Nexhibi, Emira Ademi dhe Alea Selimi.

Ishte atmosferë tejet impozante me pjesëmarrje të bollshme nga ana e prindërve të nxënësve dhe shqiptarë të ardhur nga shumë kantone dhe nga vendet fqinje Austria dhe Gjermania.

Menjëherë në hapje të programit u interpretua kënga „Jam Shqiptare bija e Shqiptarit“ e përcjellur me duartrokitje dhe të ngritur të gjithë në këmbë, kënga u interpretua nga dy nxënëse me veshje kombëtar.

Në këtë manifestim merrnin pjesë edhe Ansambli i Valleve „TROJA“ nga Winterthur-ni dhe Grupi muzikor „KONAKU I POLLOGUT“ nga Wil-i, të cilët performuan shkëlqyeshëm artin dhe kulturën shqiptare.

Për historikun e Ditës së Flamurit dhe Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, foli mësuesi shumë meritorë, Gani Shala, i cili mes tjerash tha se 28 nëntori ka të bëjë edhe me lindjen e Heroit Kombëtar Adem Jashari. Ai tregoi se edhe nga vetë prindi i tij Shaban Jashari ishte i dalluar nga fëmijët e tjerë, sepse në të njëjtën ditë përveç ditëlindjes së Ademit festohej edhe dita e Flamurit.

Gjithashtu këtë manifestim e përshëndeti në dy gjuhët shqip dhe gjermanisht mësuesja Arta Zymberi , mësuese në Uzwil. Në këtë manifestim ishte i pranishëm edhe aktivisti shumëvjeçarë i çështjes kombëtare Agush Buja, i cili gjithashtu i përshëndeti të pranishmit duke thënë se çështja kombëtare akoma kërkon angazhim dhe punë për të ndërtuar dhe mbajtur shtetin funksional të Republikës së Kosovës.

Të pranishmit në vazhdim u argëtuan nga këngëtarja e njohur e këngëve folklorike popullore Xhemile Kryeziu. .

Duhet falënderuar të gjithë të pranishmit për atmosferën e krijuar, por në veçanti për organizimin e kësaj festë një falënderim i veçantë shkon për mësuesin e palodhur Gani Shala dhe nxënësit e zellshëm të shkollave shqipe. Kështu edhe ky manifestim i mbyll me fjalët „u gëzofshim në manifestimet e ardhshme“.  Urime, gëzuar 28 Nëntori – Dita e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

(d.v.) sh.a.