Këto janë matematicientet e reja që përfaqësojnë Kosovën në EGMO 2022

Ekipi i Kosovës ëdhtë nisur për Hungari për të marrë pjesë në Olimpiadën Evropiane Matematike për Vajza -EGMO 2022.

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës ka njoftuar se është perzgjedhur ekipi i vajzave që do të përfaqesojë shtetin e Kosovës në Olimpiadën e 11-të Matematike Evropiane për Vajza- EGMO 2022.

Këtë c vit mbahet nën organizimin e shtetit të Hungarisë, prej datës 06.04.2022 deri më datën 12.04.2022, ku shteti i Kosovës merr pjesë për herë të tretë në cilësinë e anëtarit me të drejta të plota.


Nxënëset që do të përfaqësojnë shtetin e Kosovës në EGMO 2022:

Yllkë Jashari
Marigona Marku
Blearta Kodraliu
Dora Lubishtani

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës i uron suksese ekipit të Kosovës në EGMO 2022!