Kalaja e Tepelenës e përjetësuar me famën e Pashait e vargjet e Bajronit

Nga burimet historike, kalaja është vizonuar nga vetë Pashai i cili ka inspektuar etapat e ndërtimit të kësaj perle të rajonit, për të përballuar rezistencën franceze.- Kalaja deri më 1820 ka qenë rezidenca e dytë e Ali Pashë Tepelenës

Gjatë shtegtimeve të mija nëpër Shqipëri, vëmendjen vazhdimisht ma tërheqtë statuja e madhe në hyrje të Tepelenës, qytet ky i cili kujtohet sa herë që përmendet edhe vet emri i sunduesit Ali Pashë Tepelenës. Krahas kësaj shtatore jo larg saj ndodhet edhe Kalaja e Ali Pashë Tepelenës, që ndodhet në veri të qytetit në një pozicion gjeografik që ndihmonte në mbrojtjen e kalasë. Si në muret e kalasë ashtu edhe pranë shtatores kalimtari has në vargjet e poetit të shquar, Lordit Bajron, emrin e të cilit e ka përjetësua jo vetëm me vargje por edhe me emërtimin e sheshit të këtushëm.

Nga burimet historike mësojmë se, kalaja është vizonuar nga vetë Pashai i cili ka inspektuar etapat e ndërtimit të kësaj perle të rajonit. Kalaja aktuale u rindërtua prej tij më 1819 me një sipërfaqe 4-5 ha me tre hyrje dhe 3 kulla. Deri më 1820 ka qenë rezidenca e dytë e Ali Pashë Tepelenës.
Kalaja e Tepelenës, në Mesjetë shquhej për pozitën e saj strategjike, duke vënë në kontroll lëvizjet nëpër rrugët, që vijnë njëra nga Gjirokastra përgjatë luginës së Drinos dhe tjetra nga kullat e kalasë Përmeti, gjatë luginës së Vjosës. Periudhës para pushtimit turk, i përkasin gjurmët më të lashta, të një vendbanimi të fortifikuar të kohës, para pushtimit turk.

Këto gjurmë përfaqësohen nga trakte të shkëputur të murit rrethues, të cilët qarkojnë shpatin lindor të kodrës. Kalaja e Ali Pashë Tepelenës, e ngritur në qytetin e Tepelenës, është më e njohura për sa i përket lidhjeve të saj, me personin prej edhe nga ka marrë emrin. Por, kjo kala, me këtë emërtim, nuk është e vetme. Kjo kala, u ndërtua për të përballuar rezistencën franceze. Arkitektura e saj nuk është shumë e ndërthurur, gjë që flet për periudhën kur francezët morën në kontroll Korfuzin dhe kërkonin të depërtonin në qytetin e Butrintit si një pasuri e madhe arkeologjike dhe vlerash të tjera. Të dhënat historike tregojnë se kjo kala është ndërtuar rreth vitit 1807, nën kujdesin e vetë Ali Pashë Tepelenës.

Për arkeologun Halil Shabani, sidoqoftë kjo ngelet një nga pasuritë më të mëdha të trashëgimisë kulturore në Shqipëri, në të njëjtën kohë edhe simbol i qëndresës historike të shqiptarëve kundër pushtimeve të huaja.

Kalaja kategorizohet si monument kulture i kategorisë së parë dhe pos kulturës i shërben edhe turizmit. Ajo është ndërtuar në dy faza, të cilat dëshmohen nga dy objekte të ndryshme, një kala e vogël në brendësi të kalasë së madhe, ndërtuar në shek. XIV dhe kalaja e madhe e ndërtuar nga Ali Pasha në vitet e para të shek. XIX.

Kalimtarëve të rastit nuk duhet tu mjaftoj vetëm të ndalen sa për ndonjë pozë tek shtatorja e pashait të famshëm, por edhe një udhëtim pesëminutësh në këmbë për të vizituar kanë qoftë nga brenda apo edhe muret e jashtme. Aq më parë nga lartësia e saj mund të shikosh pamje të mrekullueshme të natyrës shqiptare të asaj ane.

( Krahas tekstit e fotove huazuar nga Monuments of Albania me të cilin bashkëpunon portali ynë, po postoj edhe disa foto që kam shkrep gjatë vizitës në Tepelenë )