Kalaja e Himarës, që si toponim përmendet edhe nga Homeri

Kalaja e Himarës është simbol lirie dhe rezistence ndaj te huajve, e cila i ka mbijetuar plot 24 shekujve duke u rindërtuar edhe nga Justiniani si mbrojtje ndaj sulmeve barbare. Ndërsa që qyteti vazhdon të përmendet edhe gjatë sundimit osman dhe në dokumentet e shekujve të mëvonshëm, ndërsa njihet për mbështetjen ndaj figurave të rëndësishme kombëtare si Gjergj Araniti dhe Skënderbeu.

Përgatiti: Rexhep Rifati

Nga burime të ndryshme të shtypit shqiptar mësojmë se kjo kala është e edhe me emrin Barbaka si ne mesjetë, ajo është një nga monumentet me te rëndësishme në Shqipëri. Arkitektura e saj fantastike e ndërtuar me blloqe gurësh të mëdhenj mbart mbi vete madhështinë e lashtësisë. Brenda kalasë ekzistojnë ende banesa te periudhave te ndryshme, qe duket sikur kane udhëtuar në kohë dhe bashkëjetojnë në ditët e sotme.

Lagja kala e Himarës, ose fshati i Himarës, është ndërtuar mbi kodrën e Barbakasë. Himara përbën një qytet me histori të gjatë, e cila fillon që në periudhën antike, shek. XIII p. Kr.. Ajo është vendosur mbi një kodër ku sot ndodhet lagjja kala.
Në brendësinë e rrethimit, në anën perëndimore të rrëpirës shkëmbore, përfshiheshin dhe banesa të ndërtuara dhe të punuara pjesërisht në shkëmb. Rëndësia e kësaj qendre në periudhën antike vlerësohet nëpërmjet gjetjeve të shumta arkeologjike, si objekte qeramike, maja heshtash, shpata hekuri, etj. apo edhe një mbishkrim të vitit 169 p. Kr. të zbuluar në Delf, sipas të cilit qyteti Kemarai (Himarë) dërgon tek orakulli i Delfit theorodokët (priftërinjtë), krahas qyteteve të tjera të Foinikes dhe Abanties.

Në burimet e shek. VIII Himara përmendet si qendër peshkopale, me rezidencë kishën e Shën Sergjit dhe Bakut. Në shek. IX ajo kalon në kontrollin e Bizantit dhe peshkopata e saj në varësinë e Naupaktit. Dyndjet sllave dhe pushtimi bullgar në shek. X kanë influencuar në onomastikën e saj. Në shek. XI rindërtohen kalaja e Himarës dhe kisha e Peshkopatës, duke ndjekur themelet e para. Peshkopata kalon në varësi të Ohrit ndërsa në vitin 1081 Himara pushtohet nga Robert Guiskardi.

Pas kryqëzatës IV (1204) ajo kalon nën sundimin e Despotatit të Epirit, sundim i cili u ndërpre në vitin 1272, kur Himara pushtohet nga Karl I Anzhu. Në vitin 1336 Himara përmendet si mbështetëse e perandorit Androniku III Paleolog. Në fund të këtij shekulli ajo kalon nën kontrollin venecian, të cilët rindërtojnë kalanë dhe përforcojnë limanin e saj me pirgje.

Qyteti vazhdon të përmendet edhe gjatë sundimit osman dhe në dokumentet e shekujve të mëvonshëm, ndërsa njihet për mbështetjen ndaj figurave të rëndësishme kombëtare si Gjergj Araniti dhe Skënderbeu.

Muri i kalasë u ndërtua në fundin e shek. V p. Kr., me blloqe gurësh të mëdhenj poligonalë. Midis mureve në anën lindore me gjatësi 800 m dhe rrëpirës shkëmbore përfshihen disa banesa, të cilat kanë shfrytëzuar dhe i janë përshtatur kushteve të terrenit. Edhe në territorin brenda kalasë janë identifikuar shtëpi banimi të periudhave të ndryshme, të cilat duke gjykuar në teknikat e ndërtimit janë konsideruar si pjesë integrale e kalasë.

Muret më të hershme të kalasë ruhen më mirë në anën lindore. Rruga që ngjitet për tek kisha kalon pikërisht poshtë një kulle të madhe të shek. IV p. Kr. dhe vazhdimit të murit të ndërtuar me blloqe të mëdha guri gëlqeror, pa lidhje llaçi. Teknika e ndërtimit të mureve me blloqe poligonale dhe katërkëndëshe është e njëjtë me muret e Borshit dhe të kështjellave të mëdha kaone si Foinike, Buthroti, Çuka e Ajtoit. Gjatë shek. VI kalaja u riparua nga Justiniani, i cili urdhëroi rindërtimin e kështjellës

Himara nuk mund të njihet asnjëherë plotësisht nëse nuk vizitohet vendi ku ruhet si askund tjetër kujtesa e saj: Kalaja e Himarës. Me malet Akrokeraune (Vetëtimës) në veri e pamjet spektakolare të detit Jon në jug, kalaja të mundëson një udhëtim sa në histori, aq edhe në natyrën spektakolare të Rivierës Shqiptare. Fortifikimi i qytetit antik që njihej fillimisht me emrin Chimera, mendohet se nis që në shek. VIII para Krishtit, e rimodifikohet me kalimin e shekujve, ku spikat rinovimi gjatë periudhës së Justinianit, gjatë shekullit të VI pas Krishtit.

Në një nga portat monumentale të kishës vërehet dhe skalitja e një shqiponjë dykrerëshe, që mund të ketë qenë simboli i Kastriotëve ose Muzakajve, që përgjatë gjysmës së dytë të shekullit të XIV zotëronin krahinën.
Kalaja e Himarës

Emri Chimera si toponim përmendet nga Homeri të paktën që nga shek.XIII para Krishtit. Një mbishkrim i shekullit të III-II, para Krishtit i gjetur në Argos të Peloponezit, e përmend himariotin Thoraks, i cili priti në shtëpinë e tij të dërguarin e atij qyteti, i cili ftonte përfaqësuesit e qyteteve të tjera për të marrë pjesë në festën e tempullit të Herës.