(Përshtypjet e Zonjës Ornela Radovicka nga ceremonia e librit “Arbëreshët fotosintezë e shpirtit tim” të Rexhep Rifatit)
I nderuar Mik Rexhepi.
Në rradhë të parë Ju dërgoi të fala nga Prof Antonio Bellusci, dhe u emocionua pa masë, kur i rrëfeva për mbrëmjen, dhe evidencuar respektin e mbi të gjitha dashurinë që populli shqiptar dhe në mënyrë të veçantë populli kosovar ruan për të. Pa humbur kohë i lexova vargjet që zoti Mentor Thaci ia kishte dedikuar At Belluscit
Në Kalabri e n’Sicili, atje kam gjakun sublim;
atje kam arbëreshët e mi, gjak e shpirt nga ashti im;
kam Mikel e Atë Belushin, vëllezër dhe motra plot;
Arbëri shpirtin ma mbushin, gjaku i Arbërit rron gjithë mot
Ndërsa i lexoja vargjet, vura re, që u emocionua, ashtu si u emocionuam edhe ne në sallë. Janë vargje të ngjyera në gjakun e Arbërit, e të kënduara me kordat e zemrës dhe At Bellusci e falenderon nga zemra zotin Mentor Thacin për mirësinë e gjakut të tij që i jep shpirt vëlaut të tij.
E sinjalizova At Belluscin edhe me përmbajtjen e tekstit, të zotit Musa Jopulli. Një analizë, të punës së Mikut Rexhep ku prekte gazetarinë dhe rolin e reporterit në binomin e tyre. Ai Bëri një analizë historike ku preku periudhën më të hershme familjen “Durrësi”, të cilët nga viti 1387 deri në 1576 që njiheshin si Durassa ku së bashku me familjet më influente si Spinola, Grimaldi dhe Doria, familja Durazzo shënoi jetën politike të Republikës së Gjenovës duke arritur nëntë herë në dogat dhe tridhjetë herë në zyrën e senatorit.
Me referimin e tij ai Evidencoi dhe nxorri në pahë punën e madhe e kolosale të bërë nga miku ynë Rexhepi. Përkushtimin me mish e shpirt për të vizituar këto territore arbëreshe.
Njoftova Prof Bellusci që në mbrëmje ishin Zonja Shukrije Ramadani, konsulle e Konsullatës së Kosovës.
I kujtova që ishte e shoqja e Komandantit Agim Ramadani me pseudonimin Katana. Pa rezerva i thash At Beluscit që unë këtë zonjë e shihja për herë të parë. Ajo mu afrua dhe më tha:
- Një referatë të tillë kishim vite pa dëgjuar. Me ke pëlqyer shumë, sa shkencore aq edhe bukur ndërthurur.
Rrallë gratë në funksione e në politikë bëjnë komplimente një pune të një tjetër gruaje, dhe kjo është për tu ardhur keq.
Koha ishte aq e ngjeshur, e nuk pata kohë, as ti ktheja përgjigje, se në krah kisha ashtu edhe Amasadori i Shqipërisë, i cili me një thjeshtësi, me një ton zëri miqësor, sikur ta kisha njohur prej kohesh duke thënë emocionin e tij që përkonte me atë të zonjës Shukurije e të shumë njerëzve të thjeshtë. Dikush disi i thyer në moshë më tha se u emocionua aq shumë sa kishte derdhur lotë. Për mua ishte e rëndësishme që të kisha lënë emocionin, shpirtin e popullit arbëresh.
.. ishte një moment që isha më qetë ku doja të rikthehesha tek zonja Shukrije, mendoj se DUHET të isha unë që të falenderoja këtë zonjë. Sepse kontributi im ishte një milingon, përpara një xhesti aq sublim që kishte bërë familja e saj dhe ajo vet, duke i dhuarar atdheut të Kosovës; trimërinë, gjakun, jetën e bashkëshortit të saj, babain e familjes së saj, gjyshin e nipërve të saj.
Një grua, që e admirova, për buzëqeshjen e saj, ku apostofohej krenaria në atë modesti që të çarmatoste ëmbëlsia e saj.
Agim Ramadani tha Prof Bellusci është simbol i lirisë. Kam dëgjuar për këtë, djalosh nga Gjilani. Unë kam qenë te Adem Jashari, me Robert Elsie, dhe nuk kam mundur të shkoja tek busti i këtij heroi.
Heronjtë nuk duhen harruar. Gjithmon duhet menduar se dikush ka vdekur që ne marrim frymë lirisht.
Nëse të bie rruga nga Kosova mos harro se sa herë të shohesh buste të heronjëve heroik, si ajo e Agim Ramadanit apo e dhjetrave të tjerë, mjafton sikur edhe një lule nga lëndina këpute, dhe vendose tek busti e çdo heroi. Ata janë atje, për mritokraci. Je gjallë e gëzon liri për hirë të tyre!!
I futa këto fjalë brënda në shpirt, sikur të ishin një testament për gjithë jetën.
Njoftova At Belluscin se në mbrëmje ishin Ambasadori i Shqipërisë në Zvicër, Z. Ilir Gjoni, Ambasadori i Republikës së Kosovës, Z. Sami Ukelli, dhe në mungesë Ambasadori të Maqedonisë së Veriut, ShTZ Kenan Ramadan.
Të pranishëm ishin drejtuesi i platformës “Prointegra”, z. Osman Osmani, mbështetës i drejtpërdrejtë i këtij projekti. Moderatori i mbrëmjes, z. Nazmi Jakurti, i cili me një qetësi “demokratike” ndiqte linearin e mbrëmjes.
Rrëfeva për prezantimin e denjë dhe karizmatik të Michele Greco, grupit të tij.
Zo- Michele ishte në formë. Atë mbrëmje kishte dy zemra . Njëra ishte ajo kosovare.Ndërsa rrëfeja shikoje që Yoti Belusci qeshte me të madhe.
Arbëreshët e grupit, djalosharët e Frasnitës, i dhanë zjarr, hov, me këngët arbëreshe “Fiuturele”, “Gjuhën arbëreshe po e duami na”, “Petkat e të mirat tona”, “Yll i bukur”. Me pjesëtarët e grupit, Me Mikelen, e të fejuarën e tij Besën, një bukuroshe, doktoreshë, bujare, na priti me shumë ngrotësi, me humor, e këngë, sofër, tiparet karakteristike të Pejës.
Si mund mos permend, arbershen Rosella, Miss Arbëria, me impegnimin e saj duke sjellë me vete kostumin arbëresh, që nuk është gjë e pakët për vlerën që ka sepse është i qendisur vetëm me ar. Duke rrezikuar sepse nuk kishte deklaruar as në doganë. Sa nuk më ngriu gjaku, kur polizia më tha të hapja valixhen. Stolitë* bizhuteritë që kishte me vete kanë vlerë të lartë.
Por çfarë nuk bëhet për Arbërinë, ndonjëherë thyhen edhe rregullat.. për këtë xhest falënderoj Rosellën.
Si mund të harroja byrekët e mbushura me mish nga duart e amvises zonjës dhe bashkshortes fisnikes zonjës Hamide, ishin bërë nga duart e një Kosovareje, dhe nuk u ndala me kaq se unë jam grua dhe ne gratë “ na pëlqen të bëjë pak gossip”. I thash At Belluscit.
- Perëndia e ka mbajtur disi me hatër Mikun tonë Rexhepin e ka pagëzuar në jetë me një “ bonus” më tepër.
Pse ? – më pyeti Zoti Bellusci.
- Po miku ynë Rexhepi kishte jo vetëm vajzat bukuroshe, një familje të bukur e të mbarë, por edhe një bashkshorte sa fisnike aq edhe e bukur!
At Bellusci qeshi me të madhe pastaj më tha:
- Harrove ti që pas një burri të madh, fshihet një grua e madhërishme!
Eh, si mos ti jepje të drejtë. Ishte tipike një nëne shqiptare, e ngrohtë, lexohej mirësia tek sytë, e heshtur në veprime, por edhe aq të kordinuara, dhunti e grave të heshtura deri në madhështi. Kur të përqafonte ndjeje rrahjet e zemrës.
Si një cicërone i rrëfeva fill e për pe At Belluscit çfarë kisha parë e dëgjuar, sepse ai më thot: dua të jesh një “viteokasetë e gjallë”… Kështu që nisa ti flasë për udhëtimin:
Sapo mrritëm me Rosellën, takuam Miku Rexhep që na preiste në stacion dhe aty takuam ciftin Kallaba zonjën Nexhmie dhe gazetarin Xhevdet. Nuk vonoi shumë dhe u takuam edhe me profesorin Hazir Mehmetin i cili vinte nga Vjena. Ajo që të bënë përshtypje është, butëqeshja e tyre, si edhe dëshira, pasioni për tokën, për rrënjët, identitetin. Në fakt, çifti Kallaba pas 10 ditësh niset e viziton fshatrat arbëreshe.
Kur mbrrita, u njoha me fotografin Afrim Nevzadi, romantico e bohèmien. Kënaqësi kisha të njihja Skënder Hajdarin një djalosh, ku shpirtin e kishte në buzëqeshje, puntor i heshtur, gjigant në rezultanten e tij.
Gjatë ceremonisë u njoha me shumë miq Shqiptar nga Kosova ardhur enkas për këtë promovim. U ndjeva e lumtur, për emocionet që më dhanë duke shprehur ndjenjat e tyre. Nuk harroj kurrë që dikush,të më fali se nuk e pyeta as për emrin, më tha: Më ke bërë të lotohem tri herë. Vura buzën në gaz, për të fshehur sytë e mi, emocionet e mia. Nuk ka asnjë akademi më të bukur se sa bukuria e shpirtit, në atë mbrëmje, ku shpirtrat tanë ishin si dhjtra ylber.
U njoha me një shqiptare Albana Krasniqi, dhe bashkshortin e saj. Ajo ishte vajza e shkrimtarit Sulejman Krasniqi. (Them të drejtën dhe me vjen disi turp se nuk kisha lexuar asnjë libër të tij. Sapo erdha bëra disa kërkime, dhe vura re se ai kishte shkruar për Mic Sokoli, por edhe drama dhe vepra publicistike.)
Albana ishte drejtoreshë e Universiteti Popullor ne Genev, kështu që nuk është e nevojshm të flas mbi intelektin e saj, por vura re, se ishte një grua ku zemrën e saj e shprehnte me bukurinë e zërit që buronte nga shpirti në atë larmi repertori nga të gjitha trevat përfshirë dhe ato arbëreshe. Siç themi ne nga anët tona; e mbante sofrën gjallë!
U njoha edhe me shumë shqipatar e vëllezër kosovar,Yllkën një bukuroshe dardane, e shoqëruar nga prindërit, arsimdashës njerëz që e kishin Arbërinë në gjak. Zllka kishte vetëm 10 muaj kur Prindërit e saj ishin vendosur në Svicër. I ati i saj Bajram Mehmeti i dënuar nga ish Gjykata e Beogradit, për veprimtari armiqsore, sipas nenit 136, alinea,1 në lidhje me nenin 114, alineja1, të kodit penal ish RSFJ. Kjo vajzë, e bukur si një zanë Bjeshke me flokë të arta, fliste shumë mirë shqip, ishte dipllomuar, dhe vazhdonte studimet pas universitare. Më bëri përshtypje dëshira e saj për të njohur çdo gjë që i përkiste rrënjëve, por edhe aq e dashur me prindërit, ku ndjente krenarinë e rrënjëve.
Si gjithmonë, të papriturat e bukura janë në fund, kështu që e njoftova At Belluscin që Kryetari i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgim, z. Musa Jupolli e shpallën Anëtar nderi, duke shoqëruar certifikatën e Mirënjohjes, me një plis – në shenjë simbolike, me motivimin- Kontributi i tij i madh, në fushë të historisë, gjuhësisë, etnografisë, kulturës.
Një shenjë falenderimi edhe për motrën Rinë, një buqetë me lule për kontibutin e saj në ruajtjen e çështjes së Identitetit.
At Bellusci ju dërgon Mirënjohjet e tij më të thella nga ajo pjesë e gjakut të palyer arbëror.
Ju falenderon, për sensibilitetin e këtyre njerëzve dhe iu uron të vazhdoni të thurin vargje, balada, rapsodi për atë territor, për atë atë popull, për atë gjuhë, në këtë mision, virtuti më i lart i shpirtit të poetit që që kanë ngelur stoik, në këtë “kosmo- ujor”.
Si popull kemi ngelur pak, por jemi shum, sepse jemi të shaparsur në nëpë botë si degë, por rrënjët janë tek fara e Skënderbeut, mjafton të mbjellim, të sensibilizojmë, të punojmë me brezat, tu falasim për Arbërinë.
Bukuria e asaj mbrëmje ishte se; në atë Bern mediovale, në një cep të saj jehonte shpuza e një populli më të hershëm se Vilehem Teli, ku shkëndia e secilës zemer ndriconte me dritën e tij.
Ishin momente plot energji, dhe adrenalin arbërie.
Ishte një mbrëmje që ndiheshim të gjithë të barabartë, pa elita, pa etiketa, dhe pa gjerarki.
Ishim një zemër gjigande, ku diafragma “Oj e Bukura More” i jepte frymë “mushkrisë” Shqiptare, e “xhamadani via via”, ishin meridianët, dhe paralelet e këtij djelli të ngrohtë, këtij universi Ilirik
vëllazëria, përjetësia, gjuha e gjaku i njejtë.
Ju faleminderit të gjithëve, sepse kushdo që ishte në sallë më dha kaq emocione që i skalita në tru dhe në zemër
Një përqafim gjigand nga At Bellusci, dhe motra Rina për të gjithë Ju dhe në mënyrë të veçantë
Mik Rexhepi dhe familjes së tij për të cilën u shpreh:
- Vëlla Rexhep, me këtë liber kaq të bukur, me këtë larmi fotosh bere një Arbëri që të arrijë në cdo cepë të globit. Një Arbëri që ka rrënjë. Ke bërë një detyrë shumë fisnike. Na nderove vëlla Rexhepi dhe pse jo edhe na rringjalle.. sepse kushdo që bënë diçka për Arbërinë, ne marrim frymë.
Nga ana ime, faleminderit nga zemra që na mlodhe Bac Rexhepi
Jetë të gjatë juve e suksese se sfidat e tjera po ju presin!
Me respekt, Ornela