Kalaja e Himarës, monument me gjurmë Iliro- pellazge

 

Himara nuk mund të njihet asnjëherë plotësisht nëse nuk vizitohet vendi ku ruhet si askund tjetër kujtesa e saj: Kalaja e Himarës. . Në një nga portat monumentale të kishës brenda kalasë  vërehet skalitja e një shqiponjë dykrerëshe, që mund të ketë qenë simboli i Kastriotëve ose Muzakajve, që përgjatë gjysmës së dytë të shekullit të XIV zotëronin krahinën.

Nga portali i Bashkisë së Himarës mësojmë, qyteti i vjetër i Himarës, dhe Kalaja (Barbakas) në vetvete janë një monument i rëndësishëm që ka nevojë për mbrojtje që të mos pësojë dëme të pandreqshme. Kjo është një monument i 3.500 vjet të pranisë njerëzore në rajonin e Himarës. Në mesjetare, në here bizantinë, ishte një qytet- kështjellë i vogël por i fuqishëm në këtë vend të Barbakas. Kalaja ka dy portat hyrëse , në veriun dhe jugun, të cilat ishin mbyllur në fund të ditës.
Me malet Akrokeraune (Vetëtimës) në veri e pamjet spektakolare të detit Jon në jug, kalaja të mundëson një udhëtim sa në histori, aq edhe në natyrën spektakolare të Rivierës Shqiptare. Fortifikimi i qytetit antik që njihej fillimisht me emrin Chimera, mendohet se nis që në shek. VIII para Krishtit, e rimodifikohet me kalimin e shekujve, ku spikat rinovimi gjatë periudhës së Justinianit, gjatë shekullit të VI pas Krishtit. Si qendër e Peshkopatës së Himarës që prej shek. VIII, brenda dhe jashtë mureve të kalasë nisin të ndërtohen disa kisha, një pjesë e të cilave ka mbërritur deri më sot. Më e njohura prej tyre është kisha e Episkopisë (shën Sergit dhe Bakut) që i përket shekullit të XI. Në një nga portat monumentale të kishës vërehet dhe skalitja e një shqiponjë dykrerëshe, që mund të ketë qenë simboli i Kastriotëve ose Muzakajve, që përgjatë gjysmës së dytë të shekullit të XIV zotëronin krahinën.

Fortifikimi i qytetit antik që njihej fillimisht me emrin “Chimera,” mendohet se nis që në shek. VIII para Krishtit, e rimodifikohet me kalimin e shekujve, ku mund të veçojmë atë më të rëndësishmin të periudhës së Justinianit, gjatë shekullit të VI pas Krishtit. Burimet e para për të, na vijnë që në shek I-rë nga autori romak Plini, ku e përmend kështjellën e Himarës, të vendosur në bregdetin e Epirit, mbi malet e Akrokerauni, nën burimin e ujit mbretëror. Arkitektura e saj e përbërë nga mure antike rrethojnë kodrën dhe është e ngritur mbi blloqe gurësh të mëdhenj që mbartin origjinën e saj fisnike.

Ajo që e bën dhe më interesante faktin është se brenda kalasë ekzistojnë ende banesa e kisha të periudhave të ndryshme, që pavarësisht kohërave dhe luftërave kanë ditur të mbijetojnë edhe në ditët e sotme. Ndër betejat më të forta që kjo kala ka ditur t’i mbijetojë kanë qenë ato të periudhës otomane, nga ku veçojmë atë të vitit 1481 ku kalaja çlirohet nga kryengritësit himariot në  bashkëpunim me Gjon Kastriotin, të  birin e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeun.

Në brendësi të kalasë mund të gjeni jo vetëm qytezën mesjetare, e ndërtesat e vjetra, por dhe kishën bizantine. Kisha e Shën Sergjit dhe Bakut është një nga atraksionet më të bukura që të ofron kjo fortesë. Edhe kësaj radhe në këtë shkrim përdorëm disa nga fotot e portalit IntoAlbania, që i kushton një kujdes të veçantë popullarizimit të monumenteve kulturo – historike.

Ndaj edhe me këtë rast portali ynë prointegra.ch , duke e prezantuar këtë kala ju preferon që gjatë pushimeve të juaj në Himarë apo edhe gjatë kalimit ti bëni një vizitë kësaj kalaje nga e cila mund të shihni pasazhe të mrekullishme të bregdetit shqiptarë pranë këtij qyteti me monumente lashtësie që nga periudha iliro- pellazge.