Mentor Thaqi: NUK VDES TI MAESTRO, JO

(Mjeshtrit të Mjeshtërisë Artistike, Agron Bajrami, nderim postmortem!)

Sot kam dhimbje, ndjeva si kjau «SHOTA», o pena ime,

vaj, gjëmë e lot´ n´Troje Helvetike,

ndjeva si kjau edhe e motra binjake-emnake n´shesh Prishtine,

me një këngë, një valle elegjike!

Sot paska mbyllur sytë Mjeshtri, ai Mbreti ynë Agron,

i shoqi i Lirisë që e pat dhe Teutë,

po, ai që bënte mrekulli vlerash nga opusi etnik i jonë,

n´Enciklopedi, personalitet i urtë!

Shumica prej nesh po mundohemi për Atdheun nga pak,

por, ai me vetësakrificë bëri shumë,

vlerat unikale të Etnikumit, i pat ind trashëgues në gjak,

AtDheDashuria i rrodhi pandërpre si lumë!

Ah, të jesh´një Maestro Agron Bajram, duhet përkushtim,

vendosmëri e talent që rrallëkush i ka,

për Komb, Kulturë, Vatan, … me angazhim aq sublim,

e Ai këto me bollëk i pat, o mik, o vëlla!

Ai na fali aq shumë vlera sublime, pasuri të shumëçmuara,

do të ia ruajn vlerat, brezat shembullor,

do ta nderojmë dhe kujtojmë me vlerat e tija të dëshmuara,

Përjetësisht Nderim nga Trungu Arbëror!

Mentor Thaqi

13 Mars 2018