Nëse njeriu arrinë ti thelloj studimet në fushën e botës bimore dhe ta njoh edhe më mirë këtë fushë, atëherë përgjigja dhe konkluzioni është se nuk ka sëmundje të pashërueshme. Por neve na mungojnë dijet dhe e njohim shumë pak botën bimore, prandaj kemi edhe sëmundje të pashërueshme……..
Kësaj radhe po ju paraqesim një alternativë për përmirësimin dhe rregullimin e sistemit imunitar. Për përgatitjen e kësaj recepture nevojiten këto përbërës:
– 180 gr. gjethe të bimës Burgulli i pullazeve
– 1/2 kg. mjalt sherebeleje
– 200 ml. lëng limoni
1. Së pari, për ta njohur mirë bimën Borgulli i pullazeve po ju jap ca emëra që ju ta dini sakt se për cilën bimë bëhet fjalë:
SEMPERVIVUM TECTORUM L.(lat.)
HAUSWURZ (gjer.)
ČUVAR KUČE (kro.)
BURGULLI I PULLAZEVE ose në disa zona
njihet edhe me emërin BAR VESHI (shq.)
2. Përgatitja bëhet në këtë formë: i marrim 180 gr. gjethe të Burgullit……. i pastrojmë gjethet, i bluajmë ose i grijmë në mikser derisa të shëndërrohet gati në gjendje të lëngët. Masën e fituar e vendosim në kavanoz (tegëll).
3. Masës së fituar ia shtojmë 1/2 kg. mjalt mundësisht mjalti të jetë i sherebeles nga që është nga mjaltët më kualitativ, e përziejmë mirë.
4. Në fund ia shtojmë edhe 200 ml. lëng limoni organik (bio), prap i përziejmë mirë. Pasi ta kemi përgatitur këtë recepturë, atëhere e vendosim në frigorifer.
Kjo terapi ka efekt në këto sëmundje:
– rregullon imunitetin
– detoksikon organizmit
– heq radikalet e lira nga organizmi
– pastron lukthin dhe zorrët………
Kjo lloj terapie përdoret 3 herë në ditë nga një lugë gjelle, derisa të përfundohet i tërë ilaçi.
Në mëngjes në lukth të zbrazët në drekë dhe darkë gjysëm ore para ushqimit.
Autori: Rrap Liu Prointegra.ch























