Kini parasysh në rastin e hyrjes në Zvicër.
Shumë të nderuar udhëtarë, për shkak të variantit shqetësues të virusit Omikron që nga data 4.12.21 vlejnë përcaktimet detyruese për të gjithë udhëtarët (sipas rregullores së Covid-19 për qarkullimin ndërkombëtar të personave). Kjo vlen edhe në rast se jeni vaksinuar ose shëruar. Informacione të tjera: www.bag.admin.ch/einreise
- Të gjithë personat që hyjnë në Zvicër duhet të paraqesin një rezultat të testit negativ PCR (jo më i vjetër se 72 orë).
- Katër deri në shtatë ditë pas hyrjes duhet të kryeni një test të dytë (testi PCR ose testi i shpejtë antigjen).
- Raportoni rezultatin e testit në kantonin tuaj ku qëndroni (shihni kodin-QR).
- Respektoni gjithmonë në mënyrë konsekuente rregullat e higjienës dhe sjelljes (shihni kodin-QR).
- Në rastin e simptomave: Testohuni –edhe në rastin e simptomave të lehta.
- Kini parasysh detyrimin për karantinën për hyrjen nga shtetet dhe zonat me variantin shqetësues të virusit (shihni kodin-QR).