Titulli “Mjeshtër i Madh” për Grupin Karakteristik të “Pleqve të Krujës”, dekoratë kjo nga Presidenti Meta, me motivacionin: “Për kontributin e shquar në ruajtjen dhe përsosjen e këngës popullore dhe traditave etnokulturore krutane” dhe po ky titull edhe për udhëheqësin artistik, Mehmet Llubani, si “Personalitet i shquar i artit dhe kulturës popullore…”, një dëshmi më shumë për këtë grup që tashmë numëron 64 vjet jetë e i cili ka një bashkëpunim mbi 40 vjeçar me AKV “Kastriotët” të Ferizajt, falë Mehmet Llubanit, i cili në Gusht të vitit 1979, në cilësinë e nikoqirit, Shtëpisë së Kulturës në Krujë na organizoi një turne dyjavore në Shqipëri, gjë që kjo u bë shkas, që të krijojmë një bashkëpunim ndërkulturor e ndërvëllazëror e “Pleqtë e Krujës” ti kemi me një program edhe në Kosovë.
Nga Rexhep Rifati
Kur me një grup artistësh apo trupë muzikore të lidhë një bashkëpunim i gjatë, nuk ka sesi të mos të ndash çdo gëzime hidhërim me ta, si të ishte pjesë e jote e pandarë. Ndaj edhe lajmi se më 5 Prill 2021, se Grupi Karakteristik të “Pleqve të Krujës”, u vlerësua nga Presidenti Ilir Meta, me titullin: Mjeshtër i Madh” “Për kontributin e shquar në ruajtjen dhe përsosjen e këngës popullore dhe traditave etnokulturore krutane” dhe se i njëjti titull iu dha edhe udhëheqësit aktual të grupi, Mehmet Llubani, për mua personalisht por edhe për Ansamblin e “Kastriotëve” të Ferizajt, ishte një gëzim dhe sihariq i veçantë, ndaj edhe përmes këtij shkrimi një uratë për punë e suksese të më tejshme. Aq më parë për mua që nuk mund të mendoj ndonjë turne më të gjatë në Shqipëri e të mos e bëjë natën e parë në hotel “Ponarama” në Krujë, ku në mbrëmje nën kala në një restorant të vogël por atraktiv e mikpritës të mos e kalojmë një mbrëmje me Metin tonë të dashur, që përherë na freskon me bujari e fisnikëri. Aq më parë kur nga Kosova apo mërgata jemi me grupe artistësh, apo poetësh.
Ca rreshta për historikun e “Pleqve te Krujës”
Për ti kthehemi historikut të vet Grupit karakteristik të “Pleqve te Krujës”, i cili aktivitetin e tij ne themelin me 25 shkurt 1957. Kontribut te veçantë kane: dhënë:-z.Fadil Taga dhe bashkëpunëtoret e tij z.Latif Nuna dhe z.Ali Goga ,te cilët iniciuan ne krijimin e këtij grupi popullore qe ne përbërje ne fillimet e aktivitetit te tij pati me shume pleq, të cilët duke qene bartës te këngës popullore krutane e kishin me te lehte për ta interpretuar atë Prandaj dhe ne popull dhe artdashësit kudo në Shqipëri u quajt grupi “Pleqtë e Krujës”, emër me te cilin e thërrasin edhe sot. Grupi sot numëron mbi 64 vjet jete artistike ku me një punë përkushtuese të tij dhe sidomos te drejtorit te Kulturës Krujë ne vitet 1970-1980, z.Hysen Llubani me performancë ne te gjithë qytetet e Shqipërisë grupi mori name ne te gjithë vendin. Më vone është brezi me i ri, me drejtues te grupit z. Mehmet Llubani, te cilët e vazhduan me dinjitet aktivitetin e tij, duke e përcjellë atë, sidomos pas viteve ‘90, edhe ne shume shtete te Evropës si: Itali, Turqi, Zvicër, Bullgari, Austri, Mali i Zi, Maqedoni, Kosove e deri ne Iran. Për te gjithë këtë veprimtari, grupi është vlerësuar me medalje te ndryshme si: Laurat i festivalit folklorik kombëtarë, ”Krenaria Krutarane”,”Mjeshtër i madh” nga Institucioni i Presidentit te Republikës se Shqipërisë etj.
Titullit «Mjeshtër i Madh» , nga Presidenti i Republikës se Shqipërisë Z. Ilir Meta , grupit karakteristik «Pleqtë e Krujës» dhe drejtuesit artistik Z. Mehmet Llubani.
Pas kësaj mirënjohjeje vetë Mehmet LLubani, shkroi në fb e tij se: “Sihariq për te gjithë artistet dhe artdashësit krutan: Mbas një aktiviteti 64 vjeçar, GRUPIT KARAKTERISTIK TE PLEQVE TE KRUJËS, nga Institucioni i Presidentit te Republikës se Shqipërisë jepet titulli “MJESHTER I MADH”. Mirënjohje dhe respekt për te gjithë brezat qe kontribuuan ne krijimin dhe shkëlqimin e këtij “Gurë mademi” ne qytetin e Krujës ,me emër te madh ne shkallë kombëtare, mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare, legjende e gjalle e traditës kulturore krutane ,duke përmend themeluesit dhe vazhduesit e kësaj tradite :Fadil Taga, Latif Nuna. Ali Goga, Hysen Llubani, nderi i madh i takoj Mehmet Llubanit qe u vlerësua me te njëjtën medalje “MJESHTËR I MADH”. Mirënjohje dhe falënderim për Institucionin e Presidentit dhe për te gjithë artdashësit qe e mbështetën dhe e duartrokasin ne vite veprimtarinë artistike folklorike te këtij grupi”.
Në Faqen e Presidencës së Shqipërisë rreth këtij dekorimi:
“Më 5 Prill 2021 se Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta vlerësoi sot me anë të një ceremonie solemne personalitete të spikatura të artit, kulturës dhe traditave të Krujës.
Me Titullin “Mjeshtër i Madh” Presidenti Meta dekoroi Grupin Karakteristik të “Pleqve të Krujës”, me motivacionin: “Për kontributin e shquar në ruajtjen dhe përsosjen e këngës popullore dhe traditave etnokulturore krutane. Në shumë dekada ka shprehur me talent dhe përkushtim trashëgiminë e pasur folklorike të shumë brezave duke shpalosur me nivel të lartë artistik këngët tradicionale, veshjet koreografike, si dhe meloditë e pasura burimore krutane”.
Po me të njëjtin Titull të lartë u vlerësuan Mehmet Llubani, si “Personalitet i shquar i artit dhe kulturës popullore, i dalluar si hulumtues, studiues e krijues i talentuar i trashëgimisë kulturore krutane në fushën e muzikës, këngës popullore dhe etnografisë. Një ndër drejtuesit e spikatur të lëvizjes kulturore e artistike të trevës së Krujës, në veçanti i ‘Grupit karakteristik të pleqve të Qytetit’ dhe ansamblit ‘Kruja Folk’, duke përcjellë në breza një kontribut të vyer të vlerave të këngës, artit popullor e traditës së pasur folklorike krutane.”;
Zoti Bujar Bardhi “Për aftësitë e larta menaxhuese, standardet bashkëkohore dhe kontributin e vyer në organizimin, drejtimin e nxitjen e turizmit kulinar në trevën e Krujës, duke zhvilluar e promovuar vlerat dhe traditat më të mira të gastronomisë dhe prodhimeve shqiptare të agroturizmit.” si dhe:
Zoti Dragush Gega “Për cilësitë e dalluara menaxhuese dhe kontributin e vyer në drejtimin dhe nxitjen e turizmit kulinar në trevën e Krujës. I shquar për shpirtin dhe karakterin human për mbrojtjen e natyrës si dhe lirisë së besimit”.
Në fjalën e Tij përshëndetëse drejtuar artistëve të Grupit karakteristik “Pleqtë e Krujës”, drejtuesve dhe anëtarëve të “Shoqatës së Restoranteve Turistike”, si dhe qytetarëve krutanë të pranishëm, Presidenti i Republikës u shpreh:
“Sot është një ditë e veçantë të jemi bashkë në Krujë, në qytetin ku historia, bukuria, madhështia dhe krenaria qëndrojnë kaq pranë njëra-tjetrës!
Kruja dhe kështjella e Kastriotëve qëndrojnë në shekuj si dëshmia më e palëkundur e identitetit tonë kombëtar dhe atij europian.
Më vjen mirë, që kjo trashëgimi shekullore është vendosur në shërbim të së ardhmes, të mbijetesës dhe prosperitetit të banorëve të saj.
Krutanët, falë iniciativës së bijve të tyre kanë ditur, që këto pasuri t’i shndërrojnë në favor të turizmit, mirëqenies dhe zhvillimit të jetës në këtë trevë.
Këtu çdo vizitor mahnitet nga bukuria epike e malit të Skënderbeut, Kështjella, Muzeu Historik dhe ai Etnografik, nga pazari karakteristik dhe deri tek Sarisalltiku mistik!
Në Krujë mund të përjetosh këngët e vallet e bukura popullore, kostumet shumëngjyrëshe të mishëruara tek grupet folklorike, mikpritjen dhe bujarinë si dhe artin e gatimeve të shumëllojshme të mjeshtërve krutanë.
Sot, nga ky gjerdan i vlerave krutane kemi zgjedhur të vlerësoj disa prej atyre personaliteteve, të cilët me aktivitetin e tyre kanë kontribuar aq shumë për ruajtjen e vlerave të trashëgimisë folklorike krutane, por edhe për nxitjen e turizmit, duke filluar me Grupin karakteristik të “Pleqve të Krujës”, i cili është tashmë personifikimi i vlerave etnokulturore krutane.
Grupi që u shndërruar në simbol të Krujës
Për 64 vite me radhë artistët e këtij grupi janë shndërruar në simbol të Krujës, por edhe të kulturës tradicionale shqiptare, me një kontribut cilësor shumëvjeçar të veprimtarisë së tyre artistike e folklorike.
Në suksesin e këtij grupi kanë meritë të gjithë artistët, ku padyshim më i spikaturi ngelet drejtuesi artistik i tij, zoti Mehmet Llubani, të cilin kam kënaqësinë ta vlerësoj sot me Titullin ‘Mjeshtër i Madh’, për aftësitë e larta si krijues, drejtues artistik i grupit dhe studiues i folklorit dhe vlerave kulturore të traditës krutane.
Ju falënderoj për të gjithë kontributin tuaj për ruajtjen e traditave sepse është shumë e rëndësishme që ta forcojmë identitetin tonë kombëtar dhe të integrohemi në Europë si krutanë dhe si shqiptarë!”
(Krahas fotove që kam shkrep në Krujë, Kaninë, Kukaj e Ferizaj, apo të dërguara nga “Grupi i Pleqve”, disa nga to i huazova nga faqja e Presidencës së Shqipërisë)