Frasnita, katundi që nga lashtësia ruan e avancon kulturën arbëreshe

ë, derisa isha studentë dhe së vonë si pensionist e mërgimtarë, por se asnjëri nga këto udhëtime nuk më ka shpëtuar pa e vizituar katundin e veçantë e me kulturë të lashtë arbërore, Frasnitën ( Frascineto) që ruajnë me xhelozi gjuhën shqipe, ritin bizantin grek dhe tërë trashëgiminë e pasur të zakoneve, traditave dhe traditave. Ndërsa që folklori i këtushëm përbëhet kryesisht nga vallet dhe këngët shqiptare që zhvillohen përgjatë festës se Pashkë, siç është Vallja e të martën kur i tërë katundi është në festë, duke defiluar përgjatë rrugës kryesore deri te kisha me këngë e valle, ku në veçanti spikasin fëmijët me lojën dhe këngën e trashëguar nga stërgjyshërit e tyre.

Për Frasnitën me tepër mund të flitet si për një qytezë, ku në qendër gjendet Kisha piktoreske bizantine e Shën Mërisë dhe jo larg mali Dolcedorme që ngrihen menjëherë mbi qytezë, ndërsa që përshtypje të veçantë të lënë emrat e e rrugëve në dy gjuhë : shqipe e e italisht. Por ajo që e bënë edhe më të veçantë këtë lokalitet është kultura shpirtërore e materiale por edhe dy monumente që i lidhin historikisht busti i Skënderbeut dhe një shqiponjë në shkëmb.

Frasnita përgjatë shekujve ka dhënë figura të shquara arti e kulture, e që ato nuk i munguan edhe në ditët e vona . Të përmendim vetëm personalitetet siç janë: Viçenc Dorsa, Bernardo Billota, Dushko Vetmo, Vorrea Ujko, At Antonio Belushi e një radhë studiuesish e shkrimtarësh bashkëkohorë. Ndërsa që përmes një libri të veçantë janë botuar krijimet e autorëve të ri.

Vorea Ujko, pasardhësi i shkrimtarëve rilindës arbëreshë

Një ndër poetët më të shquar të gjeshullit 20 në Frasnitë është Vorea Ujko është pseudonimi i poetit arberesh Domeniko Beliçit. Ai ka lindur në fshatin Frasnita më 1931 dhe ka qenë prift si dhe ka studiuar për letërsi dhe ka punuar si mësues i letërsisë në Firmo. Poezia e Ujkos shquhet për përmallimin dhe krenarinë që ndien poeti për Shqipërinë. Krijimet e Ujkos janë publikuar në antologji dhe publikime në Itali, Shqipëri dhe Kosovë. Ai është pasardhësi i shkrimtarëve arbëreshë të shek. të 19-të, De Rada dhe Serembe, krijimet e të cilëve ai i njihte mirë dhe i admironte. Vorea Ujko vdiq në një aksidenti automobilistik më 26, Janar 1989.

Frasnita në rrugë e në këngë e valle frymon shqip

Përndryshe sa i përket katundit Frasnitë ( sepse në Kalabri fjala «fshat» nënkupton më shumë një lagje), që i përket dioqezës së Ungrës në Provincën e Kozencës, ka mbi 2500 banorë dhe disa objekte kulture, nga të cilat shquhet biblioteka dhe muzeu i kukullave. Në të ruhen modelet e veshjes së lasht arbëreshe. Edhe në Frasnitë, busti  i Skënderbeut dhe shqiponja janë të skalitura edhe në zemër, edhe në monumente. Një trevë kjo e autoktonisë së gjakut tonë të shprishur, siç thuhet këtu, e që ende sot e kësaj dite dëshmon praninë arbërore këtu e gati gjashtë shekuj më parë, të zhvilluar e kultivuar ndër shekuj edhe përmes gjuhës edhe traditës.  Ndaj edhe këtë trashëgimi shekullore, Antonio Bellusci vetëm se e ka ngrit edhe më në piedestal me veprën e tij jetësore të regjistruar edhe në librat e shkruara e botuara nga dora e tij.  Edhe emërtimet, toponimet e rrugëve kudo në dy gjuhë: italisht e shqip.

Parvjet për të satën herë, më 4 Mars 2019 u gjenda sërish në këtë katund të vjetër arbëresh,  gjegjësisht në shtëpinë- bibliotekë, të personalitetit të shquar arbëresh, Atë Antonio Bellusci, gazetar–shkrimtar-pedagog dhe etnolog dhe mbi të gjitha, një misionar dhe atdhetar i devotshëm, që si edhe më parë me motrën e tij Rinën na priti me këngë te pragu i derës.  Me këtë rast po jap momente nga pritja e fundit që kisha me bashkëshoqërues nga Zvicra në shtëpinë stërgjyshore të At Antonios,  të shndërruar në një bibliotekë unike me një kapital prej më se 6 mijë ekzemplarësh të rrallë, por edhe në një odë mikpritjeje tradicionale ku miku nderohet me përqafime, lot e këngë arbëreshe, që përherë të krijojnë emocione e nostalgji.

Figurë e shquar arbëreshe e shekullit 21

Të shkosh në Kalabri e të mos e vizitosh këtë figurë të shquar arbëreshe të shekullit 21 është sikur të mos kesh ambicie për të pa thesarin më të çmueshëm shqiptar- Bibliotekën madhështore A. Bellusci, që ruan një nga vlerat më të veçanta të kulturës sonë ndër shekuj, jo vetëm të botës arbëreshe, por edhe asaj shqiptare përgjithësisht.

Kësaj radhe nga vizita me shoqëruesit Gjergj Prenkoçaj, Bajrush Zeka dhe Ilir Xheladini do Veçuar se aty gjetëm vetëm vëlla e motër Bellusci që tashmë kanë kaluar të 80-tatë por që ende janë vital, e sidomos kur derës së tyre ia mësynë vizitorë nga gjitha anët e botës, e sidomos shqiptarë nga trojet etnike e mërgata.

Biblioteka Arbëreshe “A. Bellusci” – një thesar i vërtetë

Do theksuar se Biblioteka Arbëreshe “A. Bellusci” në Frasnitë të Kalabrisë themeluar nga vetë Belushi, paraqet një thesar për mbarë kulturën shqiptare. Aty gjenden mbi 6 mijë libra, vepra të rralla të autorëve tanë e të huaj, me tematikë të zgjeruar nga kultura, gjuha dhe tradita shqiptare. Këtë pasuri me vlerë kapitale e ka tubuar ai ndër vite,.

Biblioteka prej vitesh është kthyer në një vatër të vërtetë diturie e kulture, jo vetëm për botën shkencore shqiptare. Pra,  Biblioteka Arbëreshe “A. Bellusci” është bërë edhe një lloj pelegrinazhi për shqiptarë nga anë të ndryshme të botës, ndërsa autori i saj, një politolog dhe një atdhetar që u vu në mbrojtje të shqiptarëve të Kosovës edhe në Departamentin amerikan, ku iu desh të ballafaqohej edhe me klerikë serbë, që i denonconin shqiptarët si dhunues e vrastarë.

Krenari që bota shqiptare ka një kolos të tillë

Kur kësaj ia shtojmë edhe mikpritjen shembullore të At Antonios, i cili që bashkë motrën tij Rina , na pret e përcjell sa herë që e vizitojmë jo vetëm me këngë por edhe me lot gëzimi e mallëngjimi, emocionet edhe ne adhuruesve të tij na bëjnë të ndihemi krenar që bota shqiptare ka një studiues të kalibrit të tillë të lartë.

Derisa vizitojmë bibliotekën Belushi shpalos libra në gjuhë dhe fushash të ndershme studimore e sidomos ato në shqip. Fakti është se në raftet e rregulluar me shumë kujdes ka mbi 6 mijë libra dhe disa qindra revista e gazeta të sistemuara flet vetvetiu se ç ‘thesar ka arrit të tubojë të ruaj por edhe studio Belushi. Biblioteka prej vitesh është kthyer në një vatër të vërtetë diturie e kulture, jo vetëm për botën shkencore shqiptare. Pra,  Biblioteka Arbëreshe “A. Bellusci” është bërë edhe një lloj pelegrinazhi për shqiptarë nga anë të ndryshme të botës.

Mikpritja në çdo cep të Frasnitës 

Do theksuar se ështëe  pamundur të vizitosh Frasnitën e të mos përjetosh mikritjen e përzemërt e vëllazërore të vendasëve, të cilët organizojnë ndeja me muzikë dhe ushqime tradicionale. Patëm rastin që gjatë njerës nga vizitat e fundt ta përjetojmë edhe mikpritjen e edhe një ambient përplot përzemërsi të përshkuar edhe me këngë nga profesor Michele Greco me shokë e miqë, kur edhe gratë këtushme pergatitën ushqime popullore me shije të veçantë. Po një mikpritje të tillë e kam has edhe gjatë vizitave me një grup prej 55 studentësh shqiptarë këtu e katërvjet më parë.