Nevoja për ekstazë duket të jetë një nevojë themelore njerëzore. Edhe fëmijët ndonjëherë gjatë lojës e vendosin veten në një gjendje dehëse. Më vonë, njerëzit kërkojnë dehjen në testet e guximit dhe në sport, në muzikë dhe vallëzim, në dashuri, në shpirtërore, në art ose në konsumimin e substancave psikoaktive. Përvojat e dehjes janë veçanërisht tërheqëse për të rinjtë, ndërsa përballja me rreziqe ose reklamat joshëse të duhanit dhe alkoolit është një sfidë e madhe.
Çfarë është saktësisht ekstaza? Pse synojmë ndjenjat e ekstazës dhe çfarë është ajo që na magjeps kaq shumë? Ekspozita shqyrton fenomenin e “dehjes” dhe efektet e tij. Në një udhëtim multimedial, vizitorët ndeshen me sfonde historike si dhe me mundësitë dhe rreziqet e dehjes. Pyetja kryesore është pse shoqëria jonë e trajton këtë fenomen në mënyrë kaq kontradiktore.
Vega për tek ueb faqja e rrugëtimit në ekspozitë: https://rausch-extase.ch/
Ekspozita zgjat nga 26 janari deri më 13 gusht 2023
Vendi: Bernisches Historisches Museum
Helvetiaplatz 5
CH-3005 Bern
Tel. +41 31 350 77 11
info@bhm.ch
Orari i punës:
Koha: E Martë deri të dielën nga ora 10–17
(Të hënën mbyllur)
Ekspozitë përgjatë vitit 2023 është organizuar nga Expoforum dhe e mbështeture nga Fondi për Parandalim të Tabakut, Enti Federal për Shëndetësi dhe nga platforma nacionale për nxitjen e media-aftësive Rinia dhe Media.
Për më shumë shih edhe ueb faqen e Muzeut Historik të Bernës: https://www.bhm.ch/de/ausstellungen/wechselausstellungen/rausch-extase-rush