Më datën 5 – 6 Maj në qendër të Prishtinës organizohet edicioni i tetëmbëdhjetë i Panairit të Turizmit dhe Sportit. Kompania CEO – Congress and event Organization, e themeluar në vitin 2000 fton të gjithë adhuruesit e sportit dhe turizmit në këtë panair.
Ky panair ka për qëllim promovimin e ofertave turistike vendore, regjionale dhe globale nën vëmendjen e bashkëpunëtorëve të shteteve të ndryshme të kësaj sfere. Panairi promocional ofron për sektorin e sportit dhe turizmit qasje të ofertave turistike nga agjencionet dhe bizneset e vendit dhe rajonit.
Pos anës promocionale, panairi planifikohet të shërbejë edhe si vendtakim për bashkëpunime potenciale dhe krijimin e rrjeteve sa i përket fushës së turizmit dhe sportit.
Sipas statistikave nga edicionet e kaluara ky panair kishte rreth 9500 vizitorë.