Vazhdon Programi Didaktikë nxënësit e shkollës së Ungrës me nxënësit e shkollës në Diasporë në Zvicër, mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe. Ne mëngjesin e ditës se sotme date 30 Maji fëmijët, te shoqëruar nga Koordinatori zoti Vaxhid Sejdiu Mesueset Qefsere Seidiu, Minire Azemi, si dhe anetari i Nderii te Qendres Albanologjike si dhe Nënenkryer i LKSHM, Rexhep Rifati.
Grupi u prit ne oborrin e shkollës nga Drejtori I Përgjithshëm inxhinieri z. Gianfranco Maletta, nga dy Mesueset Maria Tolisano , Nicoletta Buono , Kryetari I Komunes Carmine Ferraro, Pergjegjesja e Kultures Valentina Pastena si edhe Guida Savarina Bavasso, e cila i shoqeroi nxenesit e Diaspores, ne Qytezen e Ungres duke i rrefyer gjithshka per kete qyteze si dhe nga Organizatoret dhe hartues i ketij projekti Tommaso Ferrari, si dhe nga Presidenti I Bibliotekës Internacionale A.Bellushi, zoti Tommaso Bellusci.
Fëmijët dhane pjese nga ora didaktike. Mbi 5 ore qendruan se bashku ku dhane provimin per ate c’ka kishin mesuar.
Ishim shume te emocionuar kur Drejtori I Përgjithshëm per here te pare iu dorëzoi këtyre nxënësve, Certifikatën per vitin shkollor 2024-2025 mbi gjuhen dhe kulturën arbëreshe…!
Hera e pare qe fëmijët marrin nje dëftesë te tille!
Mbasdite, u priten, ne muzeun e Salines duke iu dhuruar edhe nga nje simbol te minieres se kripës punuar nga zonja e shoqates..
Një delegacion nga te dy palet, sicajo e Diasporës se Zvicrës, dhe ajo arbëreshe u prien nga Peshkopi Monsignor D.Oliverio i cili iu dhuroi tekstin e Alfabetizzazione.
Mes nxënësve te Zvicër dhe Arbëresheve u organizua edhe nje tryeze e ngrohet ku amvisa kishin pergatitur KULACIN, me flamurin shqiptar dhe ate Italian.
Be fund u dha nje koncert dhe nxenesit shkembyen mes tyre numerin e telefonave…
Tani, T‘ iu trgojme diçka per Ungren…
Ungra,( Lungro) gjendet në krahinën e Kalabrisë, e vendosur si një shqiponjë mbi një fole, krahëhapur, mes maleve të Polinit.
Arbëria dhe Polini janë në simbioze me njeri- tjetrin. Ato, janë sa të ngrohtë, por dhe krenar.Të thjeshtë dhe madhështor.
Pothuajse të gjitha qytezat e arbëreshëve të Kalabrisë, si petalet e një trëndafili gigand, janë futur mes “pjellave” të Polinit të shpërndara në të katër erërat, por qe konservojne me “fanatizëm” frangrancën-Arbëri”, duke e mbajtur gjallë atë pstilin e tij, ku ajo farë e Arbërisë mos të humbasë. Kur viziton Polinin, shikon pemë me dy degë të përulura, që duken sikur luten, që u ngjajnë kockave të bardha, të lemuara, por qe iu kanë rezistuar stuhive duke kërkuar Diellin për fotosintezën e tyre. E njejta gjë ndodh me ngulimet arbëreshe, në këto anë. Shtëpitë e tyre janë të ndërtuara të gjitha me fytyrë nga dielli, edhe varret i kanë me fytyrë nga lind dielli, dhe sheshet e këtyre qytezave. Shikon njerëz si pishat, të kërrusur,ku çdo ditë shpopullohen, por ora e tyre biologjike e të qenit arbër iu reziston moteve.
Ecën në Ungrën e bukur, ku shtëpitë prej guri shekullore përballen me rrugë paralele e tërthore. Sot, shumë prej atyre shtpëpive ka mbirë bari e dominon edra, por ende frymojnë.
Të gjitha hapjet kryesore të rrugëve të përcjellin në gjirin e gitonisë:, Bregu, kisha, sheshi,
Ungra me aristokracinë e saj.: Palazzo della Curia Vescovile, Palazzo De Marchis,Palazzo Stratigò, Palazzo Kabregu, Palazzo Damis, Palazzo Belluscio,Palazzo Cucci,Palazzo Vaccaro. Ungra, me legjendat dhe rrefimet.
Ungra, me ritin e saj Bizantin. Ungra ku liturgjia flitet në arbërisht, ku vajtojnë e këndojnë në arbërisht, dhe dashurohet në gjuhen e nenes.
Ungra me historinë e saj; Kisha e Llirit ( sant Elia), dhe vargjet e poetit te Stratigò qe ngriten lart frymen revoluzionare. Ungra, me krojet e saj qe gurgullojne me emrat që sollën nga vatani: Gjini, Hunda, Batit , Muzgu, Gjitonia etje.
Ungra, dhe gjaku i minatorëve të kripës
Më 1880 gjeologu Taramèlli shkroi për minatorët: «Rreth 400 burra punojnë në minierë. Te palodhshme dhe te duruar si milingonat, ngjiten dhe zbresin mijera shkalle. Here lakuriq, duke mbaitur frymen, me pesh ne krahe, të paktën dyzet kilogram kripë në shpinë. Të tjerë me aftësi të mëdha, shkallmojne shkëmbin duke e ndare ate ne pjese te madha, të cilat me zhurmë të madhe bien në tokën e atyre sgavrave të mëdha të gërmimeve, shpërthejnë në copa më të vogla dhe më pas punojnë në kategorinë e ndarësve. Në fund të një pusi pashë një çikrik, por ishte jashtë përdorimit. Transporti i shpatullave është më i lirë, dhe ata njerëz fitojnë jo më shumë se një lira në ditë „.
Ungra dhe Bujaria e saj: „[„Italiano delle Calabrie“, Gazeta Zyrtare e Komitetit të Shëndetit Publik Nr 9 – 18 Qershor 1848] shkruante:
Punetoret e kripes ne Lungro qe vullnetarisht vendosen te sheshojne uren „Cornuto“, hoqën dorë nga çdo pagese duke pranuar vetëm ushqimin e përditshëm. Komiteti ka urdhëruar që bujarët të shpërblehen gjerësisht. Ne tregojmë se ata janë shqiptarë, të denjë e pasardhësit e Skenderbeut të pavdekshëm
Ungra, me listen e saj risorgimentale. Mbi 155 pjesemarres arberesh ne levizjne risorgimentale. Ungra e Garibarldiane e Karbonara. Ungra e dhe historia e saj: gjeneral Damis, e Vincenzo Stratigò Francesco Santojani, Salvatore Cortese, Camillo Vaccaro, Alberto Straticcò, Giuseppe Samengo, Francesco Trifilio, pasquale Trifilio, Pietro Irianni, Cesaro Martino, Angelo Pugliese.Ungra me grate e saj heroina; Lucia Irianni, Mantile Matilde, Cintia Mattino, Maria Cucci.
Ungra me bukurine e saj, me kostumet e saj ku venat , arteriet e kapilarët arberore gershetohen dhe rrjedhin perjetësine e tyre; Ungra ku Gjaku i Arbërit Rron dhe sot janë takuar dy diasporat ajo e vjetra 600 vjeçare dhe diaspora e re ajo e shqiptarëve në Zvicër.
Ata edhe sot vazhdojnë të jenë pinjolle të atij gjakut kodik arbëror, që skaliten trimerinë, atdhedashurinë, bujarinë në historinë arbërore, e mbajtën në shpirt tingujt e atij tingulli të Ballkanit ilirik, që ashtu si dielli tërheq pemët e Polinit e kërkojnë fotosintezën.
Ornela Radovicka
Qendra Albanologjike kërkime mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe
themeluar nga Atë A. Bellusci























