Edhe një rrugë me emrin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu

Sot me 15/05/2022 në New York shtohet edhe një rrugë e cila mban emrin Gjergj Kastrioti- Skënderbeu. Festimi i kësaj rruge që pritej të mbahej nga ora 12:00 deri në 18:00 u shoqërua me një atmosferë festive shqiptare.

Komuniteti shqiptar në New York doli të festonte duke ngritur shumë flamuj kuq e zi që valonin përkrah flamujve të Amerikës. Shqiptarët në New York theksojnë se qëllimi i tyre në të ardhmen është emërtimi i dy rrugëve të reja me emrat e Adem Jasharit dhe Ismail Qemalit.

Festa u shoqërua me muzikë, ushqim e veshje tradicionale shqiptare.