Debat mbi preokupimet kryesore të mërgatës së Kosovës në Zvicër


Në pallatin Volkshaus të Cyrihut, të shtunën e kaluar, më 19 shtator 2015 u mbajt një tryezë diskutimi me politikane e politikanë zvicerano-shqiptar, meqë rast në debat morën gjashtë parlamentarë dhe dy specialistë

Në këtë tryezë, që u moderua nga Ariana Dragusha, gazetare e dialogplus.ch dhe Qëndresa Sadriu, kandidate për deputete nacionale nga Cyrihu, pjesë e debatit ishin parlamentarë e specialistë, të cilët për portalin dialogplus.ch, po i prezantojmë në pika të shkurtra:

Barbara Gysi me përvojë parlamentare filluar nga qyteti Wil (SG) që nga fillimi i vitit 1997 deri në fund të vitit 2000, pastaj në parlamentin e Kanton St. Galen nga shtatori 1999 deri në maj 2000 dhe nga qershori 2004 deri nëntor 2011. Ajo ka një përvojë edhe në ekzekutiv të qytetit Wil, nga janari 2001 deri në dhjetor 2012, ndërsa nga marsi 1993 deri në mars 1998 ka qenë kryetare e SP Wil (SG) dhe është nënkryetare e PS të Zvicrës që nga shtatori 2012. Ajo është e njohur si zëri i pensionistëve të Kosovës në Parlamentin e Zvicrës;

Doris Fiala, në legjislativin e qytetit të Cyrihut nga vjeshta e vitit 2000 deri në qershor 2007, ndërsa kryetare e FDP për qarkun 7 te qytetit Cyrih dhe kryetare për tërë qytetin e Cyrihut nga 2002 deri 2004, me pastaj u ngrit ne detyrën e kryetares për kanton te Cyrihut nga 2004 bis 2008. Ajo është edhe nënkryetare e grupit parlamentar Zvicër-Sllovaki, si dhe bashkëkryetare e grupit parlamentar Zvicër-BE.

Rosmarie Quadranti, ka filluar karrierën e saj si anëtare e komisionit shkollor nga gushti 1994 deri në dhjetor 1999, për të marrë në vitin 2000 detyrën e kryetares së drejtorisë së komisionit shkollor në komunën Volketswil. Ka veprua edhe në komisionin regjional për rini nga viti 2004 deri në dhjetor 2011. Nënkryetare e BDP-së në Volketswil që nga janari 2011, anëtare e kryesisë së të BDP-së për kanton të Cyrihut nga viti 2011 dhe anëtare e udhëheqjes së BDP-së nga maji i vitit 2012. Është bashkëkryetare e grupit parlamentar të grave, bashkëkryetare e grupit parlamentar MINT- për evitimin e mungesës së profesionistëve dhe anëtare e grupit parlamentar të shumëgjuhësisë.

Martin Neaf anëtar i bordit të drejtorëve të kantonit Cyrih nga prilli 2000 deri në shkurt 2005, pastaj deputet kantonal nga maji 2003. Kryetar i PS për kanton Cyrih si dhe kryetar i grupit parlamentar të PS për kanton Cyrih nga prilli 2000 deri në shkurt 2005. Gjithashtu është edhe bashkëkryetar i grupit parlamentar Zvicër-BE. Parlamentari nacional i PS në fillim të vitit ka paraqit një interpelancë për valën e re të migrimit nga Kosova.

Faton Topalli ka lindur më 07.11.1963 Prishtinë. Fakultetin e shkencave sociale e ka përfunduar në Cyrih të Zvicrës, ndërsa ka magjistruar në po të njëjtin institut. Fatoni ka punuar në institucione të ndryshme sociale e arsimore gjer më 2010. Ka vepruar edhe si ekspert i praktikës për diplomim në ZHAV të Zvicrës. Për nga aktivitetet politike Faton Topalli ka qenë i kyçur në mbrojtjen e interesave të mërgimtarëve shqiptar në Zvicër, përfaqësues joformal i bashkësisë shqiptare në po të njëjtin shtet. Ka qenë një nga drejtuesit e Lëvizjes për Republikë, dhe aktivist në ilegalitet nga viti 1978 gjer më 1991. Është aktivist dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.

Arber Bullakaj është kandidat për zgjedhjet nacionale 2015. Jeton në kanton St. Galen dhe është i 9-ti në listën 9 zgjedhore të kantonit të tij. Ka 8 vjet që është anëtarë i pasionuar i PS dhe që nga janari 2013 deputet i parlamentit të qytetit Will (SG)

Rita Schiavi është anëtare e drejtorisë qendrore të sindikatës Unia, përgjegjëse për sektorin e pastrimit si dhe për migracion e pensionistë. Jeton në Bazel.

Ruzhdi Ibrahimi, jeton në Bazel dhe përpara ka punuar me vite si sekretar sindikal. Është ekspert i sigurimeve shoqërore me diplomë federale dhe punon në qendrën kompetente të Arkës së sigurimit të papunësisë të Zvicrës së mesme gjermano folëse në Listal. Bashkë me Rita Schiavi dhe Osman Osmanin angazhohen aktivisht rreth Marrëveshjes ndërshtetërore mes Zvicrës dhe Kosovës.

Nga referatet tematike deri tek debati kritik

Në pjesën e parë të programit, një hyrje në tematikë përmes një referati me aspekte edhe personale e familjare e bëri Arbër Bullakaj, kandidat për deputet nacional nga St. Gallen. Pas tij fjala iu dha parlamentarit nacional Martin Neaf, deputet nacional i Partisë Socialdemokrate i cili kryesisht u përqendrua në interpelancën e tij të marsit 2015 mbi zhvillimet shoqërore në Kosovë, respektivisht me valën e fundit masive të migrimit nga Kosova. Me një referim krejtësisht tjetër nga tematika e manifestimit, Faton Topalli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në parlamentin e Republikës së Kosovës nga diaspora e Zvicrës pasqyroi historikun e marrëdhënieve zvicerane – shqiptare. Pjesa e parë e programit u përmbyllë me një referat përmbajtjesor të Rita Schiavi nga udhëheqësja e Unia-s mbi Marrëveshjen e pezulluar të Sigurimeve Shoqërore në raport vetëm me Kosovën

Në pjesën e dytë ë u zhvillua debati rreth Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore në raport me Kosovën, të cilit i paraprinë pyetjet vijuese:

–           Çka mund të kontribuojnë parlamentarët për arritjen e shpejtë të një Marrëveshje të re mbi Sigurimet Shoqërore?

–           Zgjidhjet e mundshme për të kontribut-paguesit e prekurit të kthyer në Kosovë dhe familjarët e tyre deri në zbatimin e Marrëveshjes së re?!

Më poshtë në vend të përmbledhjes po huazojmë pjesën e shkrimit përmbajtjesor e profesional të kryeredaktorit të portalit të mirënjohur informativ në Zvicër dialogplus.ch, Kujtim Shabanit:

„Numri i madh i panelistëve nuk domethënë patjetër edhe pluralizëm pozicionesh. Në thelb dy nga deputetët socialdemokratë kanë qëndrim të ngjashëm. Naef dhe Gysi janë të njohur edhe në opionin e emigracionit shqiptar në Zvicër për angazhimin e tyre në shërbim të pensionistëve kosovarë. Ata janë shqur me interpelancat e tyre me Qeverinë Zvicerane për çështjen e Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore me Kosovën. (Materialin në gjuhën shqipe e ka sjellë të plotë «dialogplus».) Ata nuk qëndrojnë 100 për qind pas vendimit të Zvicrës për ta ndërprerë njëanshmërisht marrëveshjen ekzistuese, e cila i lë përnjëherë pa të ardhura pensionistët kosovarë që e kanë lëshuar apo dëshirojnë ta lëshojnë Zvicrën. Schiavi nga Unia e shpjegon historikun ngërçit ku gjendet prej pesë vitesh çështja. Duke marrë shkas nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë, Zvicra e kishte ndërprerë Marrëveshjen e trashëguar për Sigurimet Shoqërore dhe kishte filluar negocimin e një marrëveshjeje të re me shtetet e dala nga ajo. Ndërkohë, deri në ratifikimin e së resë, me këto vende vlen ende marrëveshja e trashëguar. Kosova kishte përbërë një përjashtim, për atë nuk ka një kontinentet të së vjetrës. Kosovës për fillimin e negocimit të një marrëveshjeje të re fillimisht i ishte kërkuar përpilimi i një regjistri civil. Sapo ajo e kishte përmbushur këtë kusht, Zvicra kishte dorëzuar një listë të gjatë me kushte të reja për fillimin e negociatave. Ndër të tjera spikat sjellja e një ligji për sigurimet shoqërore dhe krijimi i një administrate të denjë për menaxhimin e procesit…

Vërejtja e kritikëve qëndron në faktin se Zvicra në njërën anë e ka njohur pavarësinë e Kosovës, kurse në anën tjetër nuk e trajton atë me të njëjtin kut sikurse vendet tjera të dala nga ish-Jugosllavia. Por, liberalët nuk do të ishin të tillë, sikur të mos kishin një mendim të tyrin origjinal. Doris Fiala nga FDP-ja kujton që njohja e pavarësisë nuk ka qenë gjithaq konsensuale në Zvicër dhe se ky paskësh qenë një vendim i ministres së jashtme Micheline Calmy Rey, si krye më vete. Sipas saj, ekspozeja e zhvillimeve të sindikalistes nuk ishte e plotë. Për më tepër, Zvicra i ka njoftuar autoritetet kosovare një vit më parë për afatin e ndërprerjes së marrëveshjes, prandaj edhe ankesat për ndërprerjen e saj të befasishme nuk janë të ligjëruara. Ndërsa për Rosmarie Quadranti shkoqitja e historisë së këtij ngërçi nuk bën ndonjë kuptim. Tani janë disa kushte për arritjen e marrëveshjes që ka shtruar Zvicra dhe ato thjesht duhet të plotësohen. Kjo është situata!

Në një çështje ishin unanim të gjithë panelistët: Që barra për të prekurit është e madhe dhe se ata meritojnë të marrin pensionet e tyre. Fiala nga FDP, megjithatë insiston të sqarohet opinioni shqiptar që zgjidhjen sa më të shpejtë të ngërçit e kanë në dorë autoritetet kosovare. Deputetët socialistë nga ana e tyre këmbëngulin për një zgjidhje tranzitore deri në arritjen e marrëveshjes së re. Fton Topalli, deputeti nga diaspora zvicerane i Lëvizjes Vetëvendosje, ligjëratën e tij e filloi me një histori dashurie shqiptaro-zvicerane që i dhuroi letërsisë shqiptare elegjinë më të bukur «Vaje» (Çajupi). Ai si deputet i opozitës premton presion të vazhdueshëm mbi qeverinë kosovare për përmbushjen e kushteve të marrëveshjes. Ndërkaq Ruzhdi Ibrahimi spikati me njohjen më në detaje të problemit dhe të të gjitha tenikaliteteve të procesit. Ai evidentoi të gjitha disavantazhet e pezullimit të marrëveshjes për emigrantët kosovarë. Ndërsa ndaj parashtrimeve të tij për kurthet e procesit, oponentët në debat kishin vetëm përgjigje politike.“

Krejt në fund do theksua se manifestim ishte publik dhe përpos fjalës përshëndetëse të paparaparë të rastit nga ana e përfaqësuesit të Republikë së Kosovës në Cyrih, u zhvillua në gjermanisht.