E hënë, 26 prill 1999, Kukës: Poetët do kthehen të parët në Kosovë  

Së paku poetët do kthehen të parët, sepse ata fluturojnë nëpër krahë ëndrrash, – i them dhe përpiqem ta përfshij bisedën më tepër në fushën e krijimtarisë.- Po, – thotë ai, – por tani edhe ëndrra nuk po funksionon.

 Nga Ditari Petrit Palushit, Kukës

 Mihallaq Zilexhiu, një shok i imi qysh në Fakultet dhe që këto ditë punon si përkthyes me një grup gazetarësh gjermanë të kanalit televiziv ARD (1), më thotë se njëri prej gazetarëve i qe shprehur se kurrsesi nuk mund ta merrte me mend të shkonte në shtëpinë e tij dhe njerëzit e familjes t’ia kishin dëbuar me forcë për në një vend tjetër. Shkurt, ai kurrsesi s’mund ta kapërcente këtë gjë dhe kjo i dukej si një nga gjërat më të shëmtuara në botë. Mihallaqi i qe përgjigjur se, mbase, këtë gjë të shëmtuar dhe të zezë nuk e provon, por dramën e këtyre njerëzve që patën fatin e zi ta provojnë dhe të tjerëve që e provojnë e sheh nga afër dhe kjo dramë është e prekshme. Por, shtoi se gazetari këmbënguli prap në të veten dhe shtoi se njeriu duhet ta provojë një gjë, një dramë të tilla si ajo e Kosovës, për ta përshkruar atë si duhet ose së paku, për të dhënë vetëm disa reflekse të kësaj drame.

Aty kah mesdita takoj krijuesit Besim Muhadri dhe Nexhat Çoçaj (Besimi ka punuar drejtor i shkollës “P. Bogdani’ të Demjanit, ndërsa Nexhati, mësues në gjimnazin “Gj. Buzuku” të Prizrenit).

Për herë të parë që i takoj, megjithëse kisha pas mundësi ta përcjell krijimtarinë e tyre. Më patën treguar se Besim Muhadri kish kaluar disa herë kufirin dhe kish ardhur në Krumë për të takuar të afërmit e tij, madje aty kish lënë edhe disa kopje të librit “Rigon dhe rrjedh nëpër Has” (Panoramë letrare e krijuesve hasjanë), ku një kopje pata rastin ta marr prej Sejdi Pekës nga Kruma.

Këtë radhë, Besim Muhadri njëjtë si Nexhati u përfshinë në valën e të dëbuarve dhe u vendosën me familjet e tyre, në Krumë, tek t’afërmit. Ai kallëzon se, më 20 shtator 1998, forcat policore serbe i dogjën shtëpinë. Me këtë rast i dogjën edhe bibliotekën prej 4000 tituj librash, revistash e gazetash. Qe i detyruar të strehohej me familjen në rrethina të Prizrenit. Kur filloi vala e madhe e dëbimit, edhe ai, me familjen e tij dhe me pjesën më të madhe të popullsisë së Kosovës, do renditej në karvanin e të dëbuarve, ose në karvanin e dhimbjes, siç e quan ai.

– Si t’u duk rruga deri në Krumë? – e pyes Besimin.

Sikur erdha nëpër mjegull, nëpër terr, thotë

  • Gjithë kohën qava në Nuk e di, nuk e di a kthehemi ndonjëherë, por çdo ditë që kalon po na bren shpirtrat.
    • Së paku poetët do kthehen të parët, sepse ata fluturojnë nëpër krahë ëndrrash, – i them dhe përpiqem ta përfshij bisedën më tepër në fushën e krijimtarisë.
    • Po, – thotë ai, – por tani edhe ëndrra nuk

Besim Muhadri më thotë më pas se librat iu dhimbsën shumë. Ka shkruar dhe poezinë “Requ- iem për librat e djegur”. Thotë se gjithë jetën ka lexuar libra dhe ka ble aq shumë sa nuk i zinte vendi më, por vjen një ditë dhe njeriut i shkon mundi dëmas. – Por prapë, – thotë ai, – e ndjej se liria po vjen dhe do dimë të ndërtojmë dhe mundin tonë s’do na e marrë më tjetërkush.

Nexhat Çoçaj është më i heshtur. Duket se ka ende një lloj shqetësimi.

I them Nexhatit se e keqja e madhe, si çdo e keqe do kalojë dhe këtë radhë ajo do marrë fund përgjithnjë.

Më pas, ai më tregon se qysh me 20 tetor 1983 e ka pa botën me një sy (ka humbë njërin sy kur kryente shërbimin ushtarak) dhe shton se, me t’u kthye prapë atje, atje pranë shtëpisë së tij dhe le të jetë e djegur apo shkrumbuar (por e ndien se s’do ta ketë më nëpër këmbë milicinë dhe ushtrinë serbe), pra, vetëm atëherë ai do ketë një mall tjetër për të kundruar gjërat dyfish më tepër se tani.