Gjatë një vizite që bëra edhe kullës së Isa Boletinit, pata rastin të shoh se ajo është kthyer në një pelegrinazhi. Aty shkonin një shekull më herët shumë vizitorë, jo vetëm shqiptar, por edhe gazetarë e korrespondent të huaj. Gjë që kjo i pat rënë në sy qeverisë osmane ngase Isa jo vetëm që mbështeti rilindësit shqiptarë, veçanërisht për shkollat, por edhe vet ndërtoi shkollën e parë në gjuhën shqipe për Boletinin e Shalës.
Mësohet se gjatë dëbimit trupat osmane dogjën kullën e familjes së tij në shenjë hakmarrje, pasi në vitin 1910 thyhen keqas. Më pas ndërton edhe njëherë shkollën shqipe dhe kullën, që tash sërish është rinovuar.
Po në oborrin e kullës janë sjellë edhe eshtrat e heroit, ndërsa në këndin e odës së burrave është vendos Xhamadani i Isa Buletinit dhe flamuri që ai përdorte në luftëra. Në këtë mënyrë fshati Buletin afër Mitrovicës po
bëhet sërish një vend pelegrinazhi për shumë vizitorë.
- Kulla e re e Boletinëve
- Varri i Isa Boletinit në oborrin e kullës së Boletineve
- Xhamadani i Isa Buletinit dhe flamuri që përdorte në luftëra
- Ish-ushtarët e UÇK-së, në Vlorë (Fotot e teskti: R. Rifati)