BE nuk është e gatshme për Ballkanin, as Ballkani për BE

Nathalie Loiseau, deputet në Parlamentin Evropian, ka thënë se Ballkani nuk është I gatshëm të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Ajo gjithashtu ka thënë ndër të tjerash se në të njejtën kohë as Bashkimi Evropian nuk është I gatshëm ti mirëpres vendet e Ballkanit që të bëhen pjesë e saj.

“Është e domosdoshme që Evropa të bëjë shumë më tepër ndaj vendeve të Ballkanit. Kjo nuk do të thotë se vendet e Ballkanit mund të anëtarësohen nesër në BE. Këto vende nuk janë aspak të gatshme për anëtarësim, dhe ne nuk jemi gati t’i presim”, tha Nathalie Loiseau.

Deputetja tha se sipas saj zgjidhja më e mirë është që të ketë patuejshmëri dhe ulje të tensioneve, sesa anëtarësime të shpejta dhe të menjëhershme që mund të përfundojnë në konfilkt në të ardhmen. Ajo madje tha se për disa gjëra as Bashkimi Evropian nuk ka bërë më të mirën e vet, në kuptimin e përmirësimit të kushteve për Ballkanin, pjesë kjo e cila strategjikisht ndodhet në zemër të Evropës.

Jo vetëm ish-ministrja franceze, por edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron është ndër kundërshtarët më të mëdhenj të zgjerimit të Bashkimit Evropian. Kohë më parë ai ka thënë se do të bllokojë çdo përpjekje për zgjerimin e Bashkimit Evropian, derisa ky i fundit të kalojë nëpër reforma të thella.